Në episodin e ri të Podcastit “Klo’s Friends with Klotilda Harka”, ka qenë i ftuar Gazmend Ujkashi. Kozmetologu në një rrëfim të sinqertë për jetën e tij, u ndal edhe tek Big Brother VIP, një format për të cilin shpesh ka qenë i ftuar në panele televizive për të biseduar. Klotilda u shpreh e bindur se Gazi do ishte personi i duhur për Big Brother, madje e sheh dhe si fitues. Edhe Gazi është i sigurt se po të hynte në shtëpinë e famshme, fitoren do e kishte të tijën, megjithatë ai ka marrë një vendim: të mos shfaqet fare në ekran gjatë këtij viti.
“Po të hyj unë, s’diskutohet që e fitoj Big Brother. Por nuk hyj. E kam vendosur nuk do dal fare në 2024-ën. Ma kanë thënë edhe të tjerë ‘pse nuk hyn në Big Brother’, por mua do më shihni në 2025-ën. Në 2024 nuk dal në asnjë gjë”, tha Gazi.