Siç ju kemi lajmëruar edhe më parë, edhe ky vit do të jetë siç thuhet në zhargon ‘flakë fare’ në pauzat e netëve kur ka Prime, me komentet pikante dhe prapaskenat e spektaklit, që vetëm çunat dhe gocat ‘cool’ të Albanian YouTubers dinë të bëjnë.
Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit komenti vjen i formatuar dhe me të ftuar më pikantë se kurrë më parë.
Anaidi, Fjodora, Erioni, Monika, Jetmiri dhe Kledi janë ata që ju jeni familjarizuar me komentet e tyre pikante për BBVA. Por siç ju kemi lajmëruar, atyre ju janë shtuar edhe emra të rinj si Aulona Musta të cilën e prezantuam një ditë më parë.
Personazhi që do ju zbulojmë sot është Jona Kalemaj.
Jona Kalemaj pjesmarëse dhe finaliste në Big Brother Albania 7, sot nje Grua në biznes shumë e suksesshme, i bashkohet Albanian YouTubers me eksperiencën e saj për të dhënë opinione rreth banorëve dhe situatave të ndryshme që zhvillohen brenda shtëpisë së BBVA3.