Nuk e dimë cili është lajmi i muajit janar, rikthimi i Big Brother VIP në ekranet e shqiptarëve, apo rikthimi i Albanian YouTubers në ekranet e celularëve dhe tabletave tuaja.
Siç ju kemi lajmëruar edhe më parë, edhe ky vit do të jetë siç thuhet në zhargon ‘flakë fare’ në pauzat e netëve kur ka Prime, me komentet pikante dhe prapaskenat e spektaklit, që vetëm çunat dhe gocat ‘cool’ të Albanian YouTubers dinë të bëjnë.
Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit komenti vjen i formatuar dhe me të ftuar më pikantë se kurrë më parë.
Foli.al ka zbuluar ekskluzivisht emrat e rinjë të 7 super personazheve te mirnjohur të medias por jo vetem që do të komentojnë BBVA3 së bashku me Anaidn, Fjodorën, Erionin, Monikën, Jetmirin dhe Kledin.
Personazhi i parë që do të zbulojmë per ju sot eshte Aulona Musta
Aulona Musta është një personazh i njohur i biznesit online dhe televizionit. Ajo është bërë e njohur në botën e gazetarisë në televizionet shqiptare që prej vitit 2005, influencer në Instagram që prej vitit 2010, themeluese dhe kryeredaktore e portaleve dhe emisioneve të ndryshme televizive, themeluese e emisionit të parë te Showbizz në Shqipëri, themeluese e platformës së parë stërvitore online në Shqipëri, krijuese e kompanisë së deliveryt “Healthylicious” dhe brandit të veshjeve NFMA. Aulona ka përfunduar studimet e larta për Psikologji Klinike, në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë dhe më pas ka kryer masterin për Gazetari, në profilin Drejtim dhe Menaxhim Media.
Çdo ditë ne Foli.al do njiheni me personazhet.