Një inxhinier i fabrikës së makinave Tesla është sulmuar nga një prej ‘kolegëve’ robotë në një konfrontim brutal e të frikshëm në impjantin e Austin në Texas, SHBA.
Dy dëshmitarë panë të tmerruar sesi roboti që vetëm duhet të transportonte pjesë të makinës sulmoi personin që punonte në programim.
Sipas raportimeve robot kapi burrin duke e mbajtur të shtrirë përtokë, teksa ai punonte për programimin e dy robotëve të tjerë Tesla që kishin humbur disa nga funksionet e tyre.
Makineria e frikshme kishte kapur ashpër punonjësin me gishtat e metalta në krah dhe në kurriz, duke lënë një vijë gjaku në dyshemenë e fabrikës, shkruan rrjeti Daily Mail.
Incidenti la viktimën me një plagë të hapur në krahun e majtë, sic u zbulua së fundmi në një raport për incidentin e vitit 2021 të raportuar në agjencitë federale të SHBA, sipas DailyMail.com.
Megjithse asnjë plagosje nga robotët nuk është raportuar formalisht në fabrikën e Texas në 2021 apo 2022, incident vjen në një kohë shqetësimesh të shumta për makineritë e inteligjencës artificiale.
Raportime për plagosje nga ‘bashkëpunëtorët’ robotë janë raportuar në impjante si qendrat e shpërndarjes Amazon, nga automjetet vetë-drejtuese, madje dhe nga robotët lojtarë shahu.
Zyrtarët në Kalifornia kanë zbuluar se Tesla nuk ka raportuar për 36 plagosje në vendin e punës vetëm në vitin, duke konfirmuar raportimet se kompania ka keqklasifikuar plagosjet për t’iu shmangur rregullatorëve vendas.
Vetëm në një kopje të raportit 2021 për fabrikën Giga Texas, kompania përmend kalimthi sulmin ndaj punonjësit, të shkaktuar nga roboti.
Ngjarja e çuditshme ndodhi në sallën e montimit të shasive të makinave dhe dy dëshmitarët thanë se roboti kapi me forcë inxhinierin që përpiqej të shpëtonte.
Ngjarja mori fund vetëm kur një punonjës shtypi butonin ‘stop’ të emergjencës.
Incidenti tregon për një tendencë të fshehjes së të dhënave nga Tesla dhe një rritje të plagosjeve në vendin e punës me makineri te tilla.
https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3086207.html
Burimet vendase thonë se ndërtimi i shpejtë dy-vjeçar i fabrikës Giga Texas ka bërë që rregullat e sigurisë të jetë të lirshme dhe plagosjet të shumta.
Dëmtimet në vendin e punës nga Tesla përfshijnë goditje të forta, ekspozim ndaj kimikateve dhe aksidente me makineritë, për të cilat nganjëherë puononjësit kanë dashur muaj që të rekuperohen.