Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Vdes krijuesi i pistoletës Glock

Vdes krijuesi i pistoletës Glock

December 28, 2023
in Lajme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gaston Glock, inxhinieri austriak që krijoi pistoletën Glock, është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare.

Ky model pistolete është ndër më të përdorurit në llojin e saj, që përdoret nga forcat e armatosura, personel i sigurisë, posedues të armëve me leje si dhe kriminelë në mbarë botën.

Gaston Glock ishte miliarder që nuk shfaqej shpesh në media. Megjithë popullaritetin e tij, shumicën e kohës ai qëndronte i izoluar në një pronë të tij buzë një liqeni në Austri.

Glock u bë tituj në lajme kur në vitin 2012 u botua një libër për biznesin e tij, divorci nga gruaja e parë në vitin 2011, dhe kur një bashkëpunëtor i tij në biznes tentoi ta vriste në fund të viteve ’90. Ai ishte një mundës profesionist dhe e goditi 7 herë në kokë me shkop gome, por Gaston Glock, në atë kohë 70 vjeç, u kundërpërgjigj dhe arriti ta hidhte në tokë sulmuesin.

Gaston Glock lindi në vitin 1929 dhe studio inxhinieri mekanike në një kolegj në Vienë. Më vonë hapi një biznes për mallrat e konsumit. Në fillim të viteve ’80, biznesi i tij u përqëndrua kryesisht në furnizimet ushtarake. Ky ishte dhe momenti kur ai hyri në botën e armëve. Një telefonatë nga ushtria austriake që po kërkonte të sofistikonte pistoletat e saj ishte pikënisja. Glock projektoi një pistoletë gjysmëautomatike 9 milimetra që qëllonte 18 fishekë.

Kjo pistoletë u bë pionere e armëve të vogla në kategorinë e saj, duke u përdorur nga personeli ushtarak dhe policor në mbarë botën.

Në vitin 2021, pasuria e Gaston Glock u vlerësua nga Forbes në vlerën e 1.1 miliardë Dollarë.

Previous Post

Imazhi i parë që shihni në foto zbulon dobësinë tuaj më të madhe në lidhje

Next Post

Roboti në fabrikën e Teslas del jashtë kontrollit dhe sulmon inxhinierin

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al