Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
E thotë shkenca: Martesa rrit presionin e gjakut

E thotë shkenca: Martesa rrit presionin e gjakut

December 15, 2023
in Lifestyle
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prej kohësh është bërë shaka tema se martesa mund të rrisë nivelet e presionit të gjakut, por studimet e fundit kanë treguar se ky është fakt.

Nëse nuk trajtohet, hipertensioni mund të rrisë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru dhe rreziku është 9 për qind më i lartë nëse personi është i martuar, sipas studiuesve amerikanë.

Ata sugjerojnë që mjekët duhet t’u ofrojnë çifteve programe të përbashkëta trajtimi, për të kaluar problemin së bashku.

Studiuesit donin të testonin nëse shumë çifte të martuara që shpesh kanë të njëjtat interesa, mjedis të jetesës, zakone të jetesës dhe rezultate shëndetësore, mund të ndajnë gjithashtu presioin e lartë të gjakut.

Ata kryen analiza mbi matjet e presionit të gjakut nga 1086 çifte angleze së bashku me 3989 çifte amerikane, 6514 kineze dhe 22.389 çifte indiane.

Rreth 47% e çifteve në Angli, me një moshë mesatare prej 74,2 për bashkëshortët dhe 72,5 për gratë, u zbulua se kishin presion të lartë të gjakut, më i lartë se 38% në SHBA, 21 për qind në Kinë dhe 20% në Indi.

Krahasuar me gratë që ishin të martuara me burra që nuk kishin presion të lartë të gjakut, ato me burra me presion të lartë të gjakut kishin 9% më shumë gjasa të vuanin nga e njëjta gjë.

Lidhje të ngjashme u panë edhe për burrat me gra dhe presionin e lartë të gjakut.

Bethany Barone Gibbs, studiuese tha se “nëse burri ka hipertension, gratë kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga hipertensioni gjithashtu”.

Ajo shtoi gjithashtu se ndjekja e kësaj ideje, ndryshimi i stilit të jetesës, ulja e stresit ose ngrënia e një diete më të shëndetshme mund të ulin presionin e gjakut. Megjithatë, këto ndryshime mund të jenë të vështira për t’u arritur nëse partneri nuk po bën ndryshime me ju.

Previous Post

Vetëm për një ditë, ja sa lekë ka nxjerrë Bora dhe Donaldi nga filmi “5 herë jo”

Next Post

Zbardhet shkaku, i vdekjes së yllit të “Friends” Matthew Perry

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al