Ajo tha “Po!” në jetën e vërtetë, pasi i kishte thënë “5 herë jo”në filmin i cili mbajti premierën gjatë mbrëmjes së djeshme. Donald Veshaj i propozoi për martesë Bora Zemanit dhe përgjigja ishte ajo që prisnim të gjithë.
Videot e shpërndara në internet u bënë menjëherë virale ndërsa Donaldi iu ul në gjunjë e Bora e emocionuar tha “Po!”. Më vonë, pranë tyre erdhi edhe djali i Borës, i cili dukej më i emocionuari nga të tre.
Pak ditë më parë, një intervistë me Edi Manushin në “E diell”, Donaldi u pyet se çfarë mendon për martesën si institucion. “Unë kam respekt për ju njerëzit e martuar sepse kam respekt për familjen,” tha ai. “Dasma, martesa është një moment ku ti nis një tjetër etapë në jetë, që është familja. Kjo nuk do të thotë që ti nuk ke familje nëse nuk je martuar, por që dasma është një moment që pse jo, unë e kam me qejf që ta përjetoj.”
“Dasma është një moment që ti duhet të gëzosh për një dashuri dhe ajo gjëja duhet të vijë sa më e natyrshme dhe sa më e sinqertë,” shtoi ai.
Kjo nuk është martesa e parë që ndodh para syve të mijëra teleshikuesve. Po të rikthehemi pak pas në kohë, kujtojmë propozimin ikonik që Luizi i bëri Kiarës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother VIP.
Pasi e bëri të mendonte që kishte dyshime për lidhjen e tyre disa ditë rresht, gjatë natës së spektaklit ai e surprizoi duke i propozuar martesë, po i ulur në gjunjë.
Kjo ishte e papritur për Kiarën e cila shumë e emocionuar shpërtheu në lot.
“Po, por dua të ta fus në shpullë” ishte fjalia e famshme e Kiarës që pasoi propozimin dhe që u bë virale për një kohë të gjatë.
Ndërsa presim Donaldi dhe Bora të na ‘ftojnë’ në ceremoninë e tyre, kujtojmë se Luizi dhe Kiara e bënë dasëm në tarracën e Bashkisë së Tiranës, natën finale të Big Brother.
Cili prej propozimeve publike është për momentin i preferuari juaj?
Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.