U hodh sot shorti i Euro2024, ku Shqipëria do të luajë në grupin B.
Kundërshtarët e Shqipërisë: Spanja, Kroacia, Italia.
Ndeshjen e parë Kombëtarja do ta luajë me Italinë, në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ndeshja e dytë e kuqezinjve është më 19 qershor në Hamburg ndaj Kroacisë, ndërsa ndeshja e tretë është më 23 qershor në Dusseldorf kundër Spanjës.
Ndeshjet e Kampionatit Evropian do të fillojnë nga 14 qershori deri në 14 korrik të vitit të ardhshëm. Ndeshja hapëse e Europianit do të jetë Gjermani-Skoci.