Qeveria e Zelandës së Re ka njoftuar se do të ndalojë pirjen e duhanit në vend, për të ndihmuar në uljen e vdekshmërisë si dhe në rritjen e financave.
Legjislacioni i prezantuar nga qeveria e mëparshme e udhëhequr nga Jacinda Ardern, planifikoi të ndalonte shitjen e cigareve vitin e ardhshëm për këdo që ka lindur pas vitit 2008.
Sipas autoriteteve, pirja e duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në Zelandën e Re dhe politika synon të ndalojë brezat e rinj që të marrin këtë zakon. Modelimi i shëndetit publik kishte sugjeruar që ligjet pa duhan do të shpëtonin deri në 5000 jetë çdo vit.
Ndërkohë politika pa duhan e Zelandës së Re besohet se ka frymëzuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në shtator, për të shpallur një ndalim të ngjashëm të pirjes së duhanit për të rinjtë.
Megjithatë, politika ishte kritikuar vazhdimisht nga grupet e biznesit, pronarët e gazetave dhe dyqaneve që shpreheshin për humbjen e të ardhurave nga shitja e duhanit.
Ligjvënësit konservatorë kishin argumentuar gjithashtu se një ndalim i këtij produkti do të çonte në një treg të zi për duhanin.
Zelanda e Re ende synon të ulë normën e saj kombëtare të duhan pirjes në 5% deri në vitin 2025, me synimin për ta eliminuar përfundimisht atë krejtësisht.
Ndërsa sipas të dhënave kombëtare, më shumë se 80,000 të rritur e kanë lënë duhanin vitin e kaluar.