Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Prindërit e fëmijëve të sëmurë: “Shqipëria nuk na i kuron dot fëmijët dhe nuk na lejon të marrim azil në BE” (Video)

Prindërit e fëmijëve të sëmurë: “Shqipëria nuk na i kuron dot fëmijët dhe nuk na lejon të marrim azil në BE” (Video)

November 24, 2023
in Ekskluzive
Share on FacebookShare on Whatsapp

Buqetës së podcasteve në Albanian YouTubers nga sot i shtohet edhe një tjetër, më i ri, që do të jetë zëri juaj. Juristi dhe aktivisti Adriatik Lapaj, zëri i qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi, tashmë e ka zhvendosur ‘zhvendosi zërin’ në studion e Albanian YouTubers.
Dy të ftuarit e parë të kësaj puntate ishin dy prindër me fëmijë të sëmurë, të cilët përveçse nuk marrin shërbim në Shqipëri, e kanë të pamundur të përfitojnë edhe azil në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Qytetari 1
⦁ -Ika në Francë dhe kisha një dosje goxha të madhe
-Kërkove azil atje?
-Po kërkova azil politik, se kisha plot informacione se dhe asistentja atje me tha, Hamdi dosjen përgjysmoje, hidhe poshtë se është kaq e madhe sa fitojnë edhe 4 familje të tjera.
-Pse nuk ta dhanë, se derisa je këtu nuk ta kanë dhënë
-Më jep mundësinë që të mos përmend emra se nuk është në të mirë as të familjes sime
-Si qe kjo? S’është në të mirë të familjes tënde të përmendësh emra?
-Jo
-Pse?
-Nuk mund ta përmend atë
-Pse?
-Adriatik nuk mundem!
-Po pse?
-Po sepse kam frikë
-Për familjen?
-Po!
-Pra ti je një njeri që ke një fëmijë, që i kanë bërë një operim gabim
-Që i kanë bërë 99 të zezat këtij vendi
-Që i kanë bërë 99 të zeza dhe që detyrohesh ta mbash me shpirt ndër dhëmbë dhe që vuan dita ditës dhe ti praP ke frikë për jetën tënde dhe të familjes?
-Po, për familjen po, jo për mua
Qytetari 2
⦁ Kemi ardhur hera e tretë. Këtu tani unë jam në azil dhe nuk e pranojnë Edionin t’ja japin lejeqëndrimin. Edioni ka bërë operacionin e kokës, e shikoni Edionin?
-Po po e pashë
-Ka bërë këtu operacionin e kokës, jo si e Shqipërisë se nuk funksiononte, dhe ju isha lutur atyre në Shqipëri të na ndihmojnë që ky fëmijë të jetojë këtu dhe të marrë lejeqëndrimin dhe unë t’i shërbej këtij fëmije sa të ketë jetë.
-Po pse s’ta japin lejeqëndrimin pra? Ti e ke djalin në gjendje kritike me 7 diagnoza, përse nuk ta japin?
-Këta i marrin të dhënat nga Shqipëria dhe thonë që është vend i sigurtë.
-Ata të thonë ty aty që nuk të japin letra për djalin se mund ta trajtojë Shqipëria. Shqipëria ju çon shkresa, ju thotë që mund ta trajtojë Shqipëria këtu?
-Po! Po!
-Edhe pse ti ke ardhur dy herë në Shqipëri dhe nuk ta kanë trajtuar djalin?
-E zeza unë, kjo është e vërtetë!
-Për këtë nuk t’i japin letrat e djalit ty?
-Për këtë nuk mi japin letrat e Edionit

Previous Post

Koha për të thënë lamtumirë! Shuhet aktori i njohur shkodran Zef Deda

Next Post

Gati ‘Big Brother VIP 3’, Sara Hoxha ndan fotot nga shtëpia e famshme (Foto)

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Analiza e ‘The Times’: Pyetja tani për Iranin dhe Izraelin: kush mund të durojë më shumë dhimbje?

Analiza e ‘The Times’: Pyetja tani për Iranin dhe Izraelin: kush mund të durojë më shumë dhimbje?

June 15, 2025
Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al