Platforma “WhatsApp”, është kthyer tashmë në një program, pa të cilin ne nuk bëjmë dot, bashkë me “Instagramin”, dhe “Facebook-un”.
Megjithatë, edhe në “WhatsApp” ne mund të gabojmë.
Një mesazh që e kemi shkruar për dikë, ia çojmë dikujt tjetër, apo dërgojmë një mesazh, nuk na pëlqen, apo pendohemi se çfarë kemi shkruar dhe e fshijmë.
Shyqyr që kemi atë butonin “delete” se kushedi me sa njerëz do të ziheshim.
Por nëse ti je në anën tjetër dhe do të lexosh mesazhin që dikush të dërgoi, por që u pendua dhe e fshiu, e kemi një mashtrim të vogël.
A përdorni iPhone? Telefoni juaj i bën “back up” mesazheve tuaja si standarde.
Fshijeni “WhatsApp-in”, instalojeni përsëri dhe zgjidhni “to restore chats via the backup”.
Tashmë do ta shihni mesazhin e fshirë.