Goli i Cikalleshit në minutën e 25-të me penallti u barazua nga moldavët ne minutën e 88-të. Por kuqezinjtë ia dolën të mbrojnë barazimin që ishte një nga dy rezultatet në favor të skuadrës së Sylvinho, për të arritur objektivin. Pas vërshëllimës së gjyqtarit Ëilliam Callum, në stadiumin “Zimbru”, nisi një festë e madhe me ngjyra kuqezi.
Entuziazmit edhe stafit tonë iu bashkuan qindra shqiptarë që ndoqën nga afër ndeshjen në Moldavi. Takimi i fundin 20 nëntor kundër Ishujve Faroe do të jetë një festë e kualifikimit, por do të shërbejë edhe për të blinduar vendin e parë.
Shqipëria e futbollit ka rishkruar historinë me gërma të arta. Kuqezinjtë u kualifikuan zyrtarisht për në Kampionatin Europian, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani. Barazimi 1 me 1 kundër Moldavisë, në transfertë i mjaftoi Kombëtares tonë për të siguruar biletën për në “EURO 2024”. Goli i Cikalleshit në minutën e 25-të me penallti u barazua nga moldavët ne minutën e 88-të. Por kuqezinjtë ia dolën të mbrojnë barazimin që ishte një nga dy rezultatet në favor të skuadrës së Sylvinho, për të arritur objektivin. Pas vërshëllimës së gjyqtarit Ëilliam Callum, në stadiumin “Zimbru”, nisi një festë e madhe me ngjyra kuqezi. Entuziazmit edhe stafit tonë iu bashkuan qindra shqiptarë që ndoqën nga afër ndeshjen në Moldavi. Takimi i fundin 20 nëntor kundër Ishujve Faroe do të jetë një festë e kualifikimit, por do të shërbejë edhe për të blinduar vendin e parë.