Nëse menduat se surprizat e Albanian YouTubers kanë mbaruar, gaboheni. Sot ne ju prezantuam podcats-tin më të ri, të quajtur ‘Sport me Sabin’. Tashmë femrat janë kudo dhe po na e dëshmojnë çdo ditë e më shumë, si Sabi, e cila do të mbajë mbi shpatulla të gjithë peshën e këtij podcast-i, që me të drejtë dikush do ta quante profil mashkullor, si dhe vajzat që ishin të ftuara.
Dy klubet më të rënsësishmë të futbollit në Shqipëri, Tirana dhe Partizani, i kanë drejtueset e tyre femra. Goldi Halili dhe Blerina Bajko na treguan shumë të fshehta mbi punët e tyre ndërsa më e rëndësishmja, ata ndanë me ne për herë të parë, nismat sensibilizuese të që kanë ndërmarrë të dyja skuadrat.
⦁ Blerina Bajko: “Për sa i përket ‘Silent Sport’ ne i kemi bërë vitin që kaloi, kemi sjellë Institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë, i kemi sjellë në fushë, i kemi ndarë në dy grupe gocat edhe djemtë, që filluan bënë stërvitjet e para etj-etj. Aty kuptuam edhe me fizioterapistët dhe mjekët tanë që ata fëmijë kanë një memorie muskulare shumë më të ndryshme dhe me të zhvilluar se fëmijët ‘normodotato’ (një fëmijë që ka më shumë aftësi se të tjerët për të bërë gjëra). Dhe kjo na bëri që të mendojmë krijimin e një ekipi të tillë. Do fillojmë nga mesi i nëntorit – në fillim të dhjetorit, do bëhen stërvitje, do të pajisen me të gjitha materialet që ju duhen për një stërvitje sa më të shëndetshme dhe sa më të mirë. Do të jenë të mbikqyrur gjatë gjithë kohës nga tranjerë, mjekë, fizioterapistë, dietologë dhe të gjithë specalistët e duhur, padiskutim edhe me përkthyesit e gjuhës së shenjave, dhe më vonë pastaj do të bëjmë një mini kampionat, një kupë le të themi, Kupa “Partizani Silent Sport”. Shpresoj të jeni aty atë ditë!”
Ndërsa Tirana, ka një nismë edhe me vlerë shpirtërore e historike, po prap të lidhur me fëmijët.
⦁ Goldi Halili: “Për herë të parë po e them, ne po krijojmë filmin e parë vizatimor për fëmijët, sigurisht me një ‘storyline’ (linjë historie) që do t’i përkushtohet dhe do t’i dedikohet Klubit të Futbollit Tirana, sepse jam e bindur që e ardhmja janë fëmijët. Dhe shpresoj shumë që t’i pasojnë edhe klube të tjera, jo vetëm të superiores.
Sa nisma të bukura dhe frymëzuese.