Foshnja e porsalindur, e cila u braktis nga nëna e saj një ditë më parë ndërroi jetë sot, ndërsa ndodhej në gjendje të rëndë në spital.
Foshnja e gjinisë mashkull ishte në gjendje të rëndë dhe mbahej i intubuar që prej ditës së djeshme.
Në momentin e mbërritjes në reanimacion foshnja ishte i mbuluar me gjak e baltë. Mjekët konstatuan hipotermi të thellë, gërvishtje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë dhe dëme të tjera që u konstatuan pas larjes.
Nëna e foshnjës së braktisur u identifikua një ditë më parë dhe u ndalua nga policia. Pas shoqërimit në komisariat, gruaja shkoi në spital spër të marrë kujdes mjekësor.
Një ditë më parë ai mbërriti pa shenja jete dhe u reanimua intesivisht duke u intubuar nga mjekët. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete dhe më pas u bë mjekimi i plagëve.
Mësohet se fëmija në momentin e parë u gjet i zhveshur, me kordonin umbelikal të pa prerë dhe i mbuluar me gjak.