MuZEv është podcasti më i ri në treg, nën moderimin e artistes së mirënjohur Evi Reçi. Puntatat e këtij podcasti do t’i kushtohen muzikës në të gjitha zhanret e saj.
Të ftuarit e parë në podcast, ishin vëllezërit Prifti ndërsa na rrëfyen disa të fshehta për jetën e tyre, të cilat nuk na i kishin thënë më parë.
Momenti më gazmor i intervistës, ishte kur na treguan kalvarin e ‘vuajtjeve’ për të gjetur një vend adapt për të ta përdorur si lokal dhe përfunduan duke shndërruar fabrikën leshpunuese në Skenën e famshmë të Korçës.
-Kur ne humbëm shpresën për të gjetur ambjentin në Tiranë dhe natyrisht nuk e kishim gjetur në Korçë, dhe duke u kthyer natën vonë, ora 12 e natës, thotë ky shoku:
“Ore më vajti mendja për një vend që e ka Koçoja (Koçoja një shok tjetër i këtyre dhe i joni)”-“Ore po çfarë është?
“-“Te leshpunuesja”- tha.
– Te Fabrika e Leshit!-
Bënte shampo, e kishte kthyer në të tillë vend, biznes i vogël
.-Hajt po shohim i thashë, se të nesërmen do iknim. Marr Koçon. “Ku je?” “Në shtëpi”-tha. “Hap çik dyqanin”. “E mirë”-tha.
-Erdhi ai, kur sa u futëm aty ne…
-Goxha dyqan paska patur, se e mbaj mend ishte gjithë ai vend.
-Fabrikë, fabrikë leshpunuese, kanë punuar shumë gra korçare, kanë bërë qilima…- Prandaj ka qenë si tip kapanoni i madh. E patë ju…
– Kjo është thash, por ka këto kushte, duhet thelluar, duhet bërë kjo e ajo… Do t’i bëjmë të gjitha.
-Po e mbaj mend, kanë qenë tavolinat lart dhe poshtë ka qënë skena e thelluar, e mbaj mend.