Banesa e reperit të njohur Mozzik ka rënë pre e grabitjes rreth dy ditë më parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi, i cili në një postim në rrjetin social ka treguar se dëmi ka qenë shumë i madh.
Ai shkruan se grabitësit i kanë marrë në kasafortë 100 mijë euro,16 armë që i kishte me leje dhe disa sende me vlerë, kryesisht aksesorë floriri.
Mozzik ndër të tjera falenderon policinë e Kosovës për gatishmërinë, teksa pret që kjo grabitje të zbardhet dhe autorët të arrestohen.
Reagimi i plotë i Mozzik:
‘Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave (hajduqëve) Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k (njëqindmijë euro cash) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite. Nuk paskan lënë orë, unaza, zingjira, ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura. Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë. Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha) Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr (camera) Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet. Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore, Ministria e Financave (nëse vec iu intereson mediave) Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot. Shnet Paçi !’.