Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Cfarë duhet konsumuar në mëngjes për reduktimin e dhjamit rreth barkut

Cfarë duhet konsumuar në mëngjes për reduktimin e dhjamit rreth barkut

October 10, 2023
in Lifestyle
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dhjami rreth barkut, shpesh quhet yndyrë e “dëmshme” sepse qëndron rreth organeve tuaja të brendshme. Ai mund të shkaktojë probleme serioze si diabeti i tipit 2 e madje edhe sëmundje të zemrës.

Fatmirësisht, me disa ndryshime në stilin e jetesës dhe zakonet tuaja të të ngrënit, do të jeni në gjendje të ulni yndyrën e tepërt.

Sipas ekspertëve, zakoni më i mirë i mëngjesit për tkurrjen e yndyrës së padëshiruar të barkut është ngrënia e proteinave.

Çfarëdo që të hani për mëngjes, sigurohuni që të përfshini edhe proteina në vaktin tuaj.Proteina është një lëndë ushqyese që mund të rrisë ndjesinë e ngopjes, duke ju ndihmuar të hani më pak dhe të luftoni dhjamin e tepërt.

Si një mëngjes i pasur me proteina mund t’ju ndihmojë të reduktoni yndyrën e barkut?Hulumtimet kanë zbuluar se regjimet ushqimore të larta në proteina mund të ndihmojnë në humbjen e peshës.

Për shembull, një studim ku AgroWeb.org u mbështet, zbuloi se pjesëmarrësit që ishin klasifikuar si obezë ose mbipeshë ishin në gjendje të humbisnin peshë dhe të ulnin nivelet e kolesterolit me një dietë të përkohshme me shumë proteina.

Pjesëmarrësit që kishin një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare patën humbje më të madhe në peshës pas konsumimit të dietës të pasur me proteina.Gjithashtu studiuesit zbuluan se ekziston një lidhje e fortë midis cilësisë dhe sasisë së proteinave dhe reduktimit të yndyrës së barkut.

Ata theksojnë rëndësinë e këtyre zbulimeve, duke thënë se dhjami rreth barkut është një shënues i fortë për disa sëmundje dhe vdekshmërinë prej tyre.

Pra, nëse doni të përgatisni një mëngjes me proteina të larta, provoni të konsumoni vezë, mish pa dhjamë dhe një lëng me pluhur proteinash.

Previous Post

Jeff Bezos i bashkohet garës së ofrimit të internetit me satelitë

Next Post

Astronautët vishen me Prada

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al