Rezart Veleshnja është larguar nga televizioni “Top Channel” pas 17 vitesh si pjesë e ‘Portokalli’ dhe jo vetëm. Kështu raporton ditën e sotme ‘Story.al’.
Revista raporton se burime të sigurta i kanë treguar se Veleshnja e ka marrë këtë vendim pas premierës së sezonit të ri të show-t, të dielën, ku u shfaq si pjesë e trupës me rolet e tij. Nuk dihet ç’ka ndodhur, që Veleshnja largohet në fillim sezoni dhe kaq papritur, duket bërë “divorc” profesional me televizionin.
Po e njëjta media shkruan se Veleshnja do ketë një program të tijin në televizioni “MCN”. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga vetë Rezarti.