Inxhinieria hapësinore ka shënuar një nga arritjet më të jashtëzakonshme në historinë e njerëzimit, teksa kompania SpaceX realizoi me sukses kapjen në ajër të përforcuesit gjigant “Super Heavy” të raketës Starship.
Në videon që ka mbledhur dhjetëra miliona klikime në mbarë botën, shihet se si raketa prej 71 metrash lartësi kthehet nga stratosfera dhe ulet me precizion milimetrik mes krahëve mekanikë të kullës së lëshimit, të quajtur “Mechazilla”.
Hapi vendimtar drejt Hënës dhe Marsit
Ky sukses hap rrugën për ripërdorimin e plotë dhe të shpejtë të raketave më të fuqishme të ndërtuara ndonjëherë, duke ulur drastikisht koston e fluturimeve hapësinore dhe misioneve të ardhshme drejt Hënës dhe planetit Mars.

