Një nga figurat më të njohura të politikës britanike, Peter Mandelson, është arrestuar sot në Londër nën dyshimin për keq-përdorim të detyrës publike, sipas raportimeve të mediave britanike.
Arrestimi vjen mes hetimeve që lidhen me dokumente të reja të publikuara në SHBA për skandalin e Jeffrey Epstein, çështje që prej vitesh ka tronditur politikën dhe elitën globale.
Policia Metropolitane konfirmoi ndalimin, ndërsa theksoi se hetimi është në vazhdim dhe ende nuk ka akuza formale. Raportohet se janë kontrolluar prona në Londër si pjesë e hetimit.
Emri i Mandelson, një ish-ministër dhe diplomat me ndikim ndërkombëtar, tani ndodhet në qendër të një prej zhvillimeve më të forta politike të këtij viti në Mbretërinë e Bashkuar.


