Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

December 21, 2025
in Showbiz
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nân” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e publikut, ashtu edhe vlerësimin maksimal të jurisë. Ky sukses i siguron artistit të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026, që do të zhvillohet në Vjenë, Austri.

Performanca e Alis u veçua për potencën vokale të jashtëzakonshme, interpretimin unik dhe një mesazh universal për dashurinë, duke e bërë këngën “Nân” të prekë publikun në mënyrë të veçantë. Emocioni dhe energjia që Alis transmetoi në skenë krijuan një moment të paharrueshëm të natës finale, i shoqëruar me ovacione dhe duartrokitje të gjata.

Çmimi i parë iu dorëzua Alis nga kryetari i jurisë së Festivalit të Këngës, Ramë Lahaj. Në total, Alis grumbulloi 152 pikë nga kombinimi i votave të publikut dhe pikëve të jurisë.

Në vendin e dytë u rendit Inis Neziri me 102 pikë, ndërsa Sheila u pozicionua në vendin e tretë me 93 pikë.

Sipas vlerësimit të jurisë profesionale, Alis u rendit në vendin e parë, Sheila në vendin e dytë dhe Vedat Ademi në vendin e tretë. Formula e votimit për përcaktimin e fituesit ishte 50% pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut, duke garantuar një rezultjat të balancuar dhe transparent.

Momenti i marrjes së kupës ishte tejet emocional për Alis. Artisti u përlot në skenë, puthi trofeun dhe, si dhuratë për publikun, interpretoi edhe një herë këngën fituese, duke ngrohur zemrat e të pranishmëve dhe duke mbyllur festivalin me një atmosferë të fuqishme emocionale.

Fitorja e Alis konfirmon edhe një herë rëndësinë e Festivalit të Këngës si gara më prestigjioze muzikore në vend, që promovon talentet shqiptare dhe i jep mundësinë një artisti të shndërrohet në ambasador të muzikës shqiptare në skenën më të madhe evropiane.

Previous Post

Balerinë, këngëtarë, gazetarë e moderatorë/ Ja sa banorë do të bëhen pjesë e Big Brother VIP Albania 5 mbrëmjen e sotme

Next Post

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Batutat e Monika Kryemadhit: E kam më kollaj, mos të krijoj dhimbje të brendshme

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Selvija zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV

Selvija zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV

December 21, 2025
“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Batutat e Monika Kryemadhit: E kam më kollaj, mos të krijoj dhimbje të brendshme

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Batutat e Monika Kryemadhit: E kam më kollaj, mos të krijoj dhimbje të brendshme

December 21, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al