Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në krye të “Listës së të Pasurve” për vitin 2025 të përgatitur nga revista Heat, ku përfshihen 30 personazhet më të pasur nën moshën 30-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.
Me një pasuri që vlerësohet në rreth 151 milionë euro, superylli i muzikës pop ka shënuar vitin më të suksesshëm në karrierën e saj. Turneu botëror “Radical Optimism” i solli asaj rreth 97 milionë euro fitime rekord.
Përveç muzikës, artistja ka ndërtuar një perandori të vërtetë përmes projekteve të tjera, si podkasti, klubi i librave dhe bashkëpunimet luksoze me markat Porsche dhe Versace.
Pas Dua Lipës, në vendin e dytë renditet aktori Tom Holland me 43 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë qëndron këngëtari Lewis Capaldi me 41 milionë euro.
Në listë kanë hyrë për herë të parë edhe emra të rinj, si aktorja Anya Taylor-Joy dhe ylli i “The White Lotus”, Leo Woodall.
Suksesi i Dua Lipës shënon një arritje historike, duke konfirmuar se ajo është forca dominuese financiare në brezin e saj artistik në Mbretërinë e Bashkuar.


