Romeo Beckham, djali i dytë i David dhe Victoria Beckham, ka treguar sërish mbështetjen e tij për prindërit në tensionet familjare që kanë përfshirë vëllanë e madh, Brooklyn, dhe bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.
Djali i dytë i David dhe Victoria Beckham ka vendosur “like” në një video virale, ku producentja, influencerja dhe ekspertja e kulturës pop, Ash Cantley, duke folur për përçarjen në familjen Beckham, sulmon hapur bashkëshorten e Brooklyn-it:
“Victoria dhe David po përpiqen të shpëtojnë djalin e tyre. Problemi është Nicola Peltz. Mendoj se ka qenë ajo që e ka detyruar të sulmojë prindërit në rrjetet sociale”.
Një version i historisë i ngjashëm me atë që prej muajsh mbështetet nga vëzhgues të tjerë, të bindur se Nicola nuk e ka duruar kurrë vjehrrën e saj, Victoria-n, dhe se në fund “i ka vënë të gjithë kundër njëri-tjetrit”. “Like”-u i Romeo-s te videoja e re tregon se edhe ai, si një pjesë e opinionit publik, ia atribuon përçarjen familjare bashkëshortes së vëllait të madh.
Pozicioni i Romeo-s ishte i qartë edhe më parë, kur Brooklyn shpërtheu në rrjetet sociale duke akuzuar prindërit për kontroll mbi jetën e tij dhe për tentativat për të sabotuar marrëdhënien me Nicola-n. Një video e publikuar më pas nga Romeo dhe vëllai Cruz duke qeshur me të dashurat e tyre, u konsiderua si një thumb ndaj Brooklyn-it.

“Lufta” familjare ka vijuar edhe në tatuazhe: Brooklyn fshiu dedikimet për prindërit dhe vëllezërit, ndërsa Romeo bëri tatuazhin me fjalën “familje”. Megjithatë, familja Beckham duket e bashkuar pas dhimbjes së largimit të Brooklyn-it, siç u pa në festën për 21-vjetorin e Cruz, ku ishin të pranishëm të gjithë vëllezërit, përveç Brooklyn-it dhe Nicola-s, dhe atmosfera mbeti e gjallë dhe festive.


