Filmi “One battle after another ” triumfoi në ceremoninë e Çmimeve “Bafta 2026”,duke rrëmbyer gjashtë çmime, nga 14 nominime gjithsej. Prodhimi kinematografik i zhanrit të Trillerit aksion me ngarkesë politike, tregon historinë e persekutimit të ish-revolucionarëve nga supremacistët e bardhë në Shtetet e Bashkuara.
Regjia më e mirë shkoi për Paul Thomas Anderson, i po të njëjtit prodhim, ku dalloi qasja e tij origjinale dhe përpjekja për të pasqyruar sfida shoqërore të rëndësishme.
Regjia më e mirë shkoi për Paul Thomas Anderson, i po të njëjtit prodhim, ku dalloi qasja e tij origjinale dhe përpjekja për të pasqyruar sfida shoqërore të rëndësishme.
Çmimi për aktorin më të mirë shkoi për aktorin britanik Robert Aramayo për performancën e tij në filmin “I Swear”, një dramë biografike nga Kirk Jones bazuar në historinë e vërtetë të një skocezi që vuan nga sindroma Tourette.
Ndërsa aktorja më e mirë u vlerësua Jessie Buckley, për rolin e saj në filmin “Hamnet”, një interpretim i fuqishëm që theksoi talentin e saj në një rol kompleks dhe emocionues.
Filmi më i mirë britanik u shpall “Hamnet” dhe filmi më i mirë në gjuhë të huja ishte filmi norvegjez “Sentimentality”.
Ceremonia e çmimeve “Bafta” u mbajt në Sallën e “Royal Festival Hall” në Londër. Pjesëmarrës dhe të ftuar ishin emra të njohur të industrisë së filmit dhe muzikës të cilët u nderuan për arritjet tyre në kinematografi për vitin që lamë pas.
Fituesit kryesorë
Filmi më i mirë u shpall One Battle After Another, i cili dominon sezonin e çmimeve me 6 statueta përfshirë Best Film, Best Director për Paul Thomas Anderson, Best Adapted Screenplay, Best Cinematography, dhe Best Editing.
Në kategoritë kryesore interpretuese:
Robert Aramayo fitoi Best Actor për rolin në I Swear, duke lënë pas emra të mëdhenj.
Jessie Buckley u shpall Best Actress për performancën e saj në Hamnet.
Wunmi Mosaku fitoi Best Supporting Actress për rolin në Sinners, një moment emocional që u bë viral.
Sean Penn mori Best Supporting Actor për One Battle After Another.
P Filma të tjerë fitues përfshijnë Frankenstein për çmime teknike, Zootropolis 2 si Best Animated Film, dhe dokumentarin Mr Nobody Against Putin.


