Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, reality-show më i madh në vend që premton të mbajë shqiptarët “mbërthyer” përpara ekranit në muajt në vijim.
14 banorë do të bëhen pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri këtë mbrëmje dhe do të jenë nga fusha të ndryshme si këngëtar, balerinë, podcast-er, aktorë, gazetarë dhe moderator, të cilët do të na shoqërojnë çdo ditë me emocione dhe histori të forta.
Ky edicion do të moderohet sërish nga Ledion Liço, i cili do të shoqërohet nga dy opiniuonistë, Arbër Hajdari dhe risia e këtij sezoni, Monika Kryemadhi.


