I lënduari nga aksidenti i sotëm në Bllagajë të Pejës ku mbeti i vdekur vëllai i Gjestit është nisur me urgjencë drejtë Qendrës Klinike Universitare (QKUK) pasi që i njëjti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës nga aksidenti në Bllagajë kishte mbetur i vdekur një person, kurse një tjetër ishte lënduar.
Nga raportimet në media është mësuar se viktima është E.K., vëllai i këngëtarit Besart Kelmendi – të njohur me emrin e artit si ‘Gjesti’.
Të përfshirë në aksident kanë qenë një motor katër-rrotësh, të cilën dyshohet se ka qenë duke e drejtuar viktima, dhe një veturë.
“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Bllagajë të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motor katër-rrotësh. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.