Gjendet busulla në trurin njerëzor, dhe drejtimin e ka gjithnjë në drejtim të veriut. Përbëhet nga dy zona që mbajnë në mënyrë konstante gjurmë të drejtimit të lëvizjeve para dhe pas dhe është thelbësore për të mbajtur orientimin teksa lëvizim në hapësirë, mjedis.
Zbulimi mban firmën e universitetit të Pensilvanisë dhe është publikuar në revistën shkencore The Journal of Neuroscience.
Është i rëndësishëm pasi hap rrugën për teknika të reja për diagnostikimin e parakohshëm dhe monitorimin e sëmundjeve neurodegjenerative, siç është Alzheimer.
Humbja e sensit të orientimit është një fenomen që mund të verifikohet në këto kategori patologjish, dhe vijimi i eksplorimit të këtyre rajoneve cerebrale mund të ndihmojë shumë përparimet mjekësore në arritjen e diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve, por edhe në monitorimin e progresionit të tyre