Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Floriri, metali i parë që u përdor nga njeriu

Floriri, metali i parë që u përdor nga njeriu

August 23, 2025
in Risi & Kuriozitete
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kur mendojmë për metale të çmuara dhe të rralla, i pari që vjen në mendje është floriri. Shkëlqimi dhe vlera e kanë bërë ndër shekuj për njerëzimin simbol të pasurisë, pushtetit e prestigjit.

Është përdorur nga njerëzimi që në kohën prehistorike, madje sipas gjurmëve të gjetura është metali i parë i përdorur nga njeriu për zbukurime, bizhuteri dhe objekte për rituale të lashta.

Sipas një studimi mbi prejardhjen e arit, në revistën shkencore Nature, është publikuar edhe një punë kërkimore, bashkëpunim i disa universiteteve britanike e gjermane. Sipas studimit, ari e platini besohet se kanë rënë nga qielli 4 mld vite më parë në planetin tonë, falë një bombardimi meteorësh që kanë goditur Tokën e që ka zgjatur 200 mln vite. Sipas autorëve të studimit, nëse do të ishim në gjendje të gërmojmë tokën në 3000 km thellësi, e të arrijmë deri në qendër të saj, sasia e floririt dhe platinit të depozituar mund të mjaftonte të mbulonte sipërfaqen e të gjithë botës me një shtresë të paktën 4 m të lartë.

Në vit nxirren rreth 3 mijë ton flori në nivel global, dhe kërkesat për të vijojnë të jenë të mëdha, pasi me zhvillimin e teknologjisë, edhe gama e përdorimit të tij ka pësuar rritje të madhe.

Që në kohët antike, vlera e tij cilësohej e paçmueshme, dhe në të gjitha shoqëritë ka qenë një element mjaft i rëndësishëm. Së fundmi, pas shumë vitesh gërmimesh arkeologjike, është zbuluar një qytet antik minerar i floririt mbi 3 mijëvjeçar në Egjipt. Ky zbulim hedh dritë mbi teknikat e nxjerrjes së arit në një epokë të largët, por edhe mbi jetesën e përditshme në një qytet industrial në mes të shkretëtirës.

Deri tani kanë dalë në pah një zonë minerare e mirë strukturuar, me një sistem kompleks të përpunimit të tij, me zona të specializuara për të marrë ekstraktin e metalit nga venat e kuarcit. Provat e gjetura tregojnë për një proces të ndërlikuar dhe të hollësishëm, që përfshinte thyerjen dhe copëtimin e kuarcit, bluarjen e tij, filtrimin dhe më pas vendosjen në vaska të mëdha të posaçme, e në fund shkrirjen në furra argjile për të përftuar kështu ar të pastër. Pranë këtij siti arkeologjik janë gjetur edhe banesa, zona të përpunimit të mineraleve, tempuj të dedikuar kulteve religjioze, zyra administrative dhe terma, me elementë arkitekturorë që tregojnë edhe shtrirjen në kohë: që nga epoka e lashtë, më pas ajo romake e islame.

Për të matur pastërtinë e arit, natyrisht përdoret karati, ku ai 24 karat është më i pastër, e zakonisht të tilla janë lingotat. Pak më pak i pastër është ai 22 karat, i përdorur kryesisht në prodhimin e monedhave, ku 91.7% është flori. Ndërsa 18 karat përdoret kryesisht në industrinë e stolive, ku është 75% i pastër dhe përmban edhe metale të tjera si argjend, bakër dhe ndonjëherë edhe zink, apo nikel. Ky i fundit, përdorimi i të cilit është i rregulluar me ligj, pasi krijon alergji në shëndet, zakonisht përdoret edhe për të prodhuar të ashtuquajturin flori i bardhë.

Aktualisht, vendi me rezervën më të madhe të arit në botë është SHBA, me 8 mijë e 133 ton, çka e bën të ketë më shumë se Italia e Gjermania së bashku, që gjenden në vend të dytë dhe të tretë, me respektivisht 3 mijë e 362 ton dhe Banka e Italisë 2 mijë e 452 ton.
Deri në vitin 1931, disa vende në botë kishin në fuqi sistemin e floririt, që ishte përcaktues i rendit ekonomik të bazuar mbi konvertimin në çdo moment të kartëmonedhave në ar, sipas një raporti të këmbimit të vendosur e të pandryshueshëm.

Sot, industria e floririt, sipas shumë zërave, nuk është aspak e mirëregulluar me ligj dhe përbëhet nga një sërë kompanish tregtare nëpër botë e disa të tjera që shërbejnë për rafinimin, të cilat nuk kontrollojnë origjinën e metalit të ndritshëm që blejnë, pak a shumë si industria e diamanteve.

Sot, 49% e floririt të nxjerrë nga minierat përdoret në fushën e argjendarisë e bizhuterisë, ndërsa rreth 20% e arit botëror gjendet si dekorues tek veshjet femërore tradicionale indiane, të quajtura sari.

Një tjetër veti e arit është mjekësore, ku për rreth 70 vjet, trajtimi standard për sëmundjen e artritit reumatizmal konsistonte në injeksione me shiringa të arit të lëngshëm, që vepronte si antiinflamator.

Miniera më e madhe në Tokë e nxjerrjes së arit ndodhet në Guinenë e Re, që ndodhet në një lartësi prej 4,000 m, e ku punojnë rreth 20 mijë persona.

Floriri i pastër shkrihet në 1,063 gradë Celsius dhe zien në 2,800 gradë Celsius, është shumë i përpunueshëm

Previous Post

Truri i njeriut ka një busull? Studiuesit: Drejtimin e ka gjithnjë nga veriu

Next Post

Bletët ndryshojnë sjellje, shkencëtarët japin paralajmërimin 

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

September 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al