Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Nelson Hysa në elitën e boksit botëror/ Shkodrani, shok ekipi me Tyson Fury! Pjesë e Queensberry Promotions

Nelson Hysa në elitën e boksit botëror/ Shkodrani, shok ekipi me Tyson Fury! Pjesë e Queensberry Promotions

June 25, 2025
in Sport
Share on FacebookShare on Whatsapp

Boksi, si një sport me disa federata botërore dhe europiane, shpesh ka krijuar konfuzione dhe iluzione, por në të vërtetë Shqipëria asnjëherë nuk ka patur një boksier profesionist të niveleve të tilla siç ka arritur Nelson Hysa.

Boksieri shkodran i peshave të rënda aktualisht është mes 11 më të mirëve të Botës dhe pak ditë më parë ka arritur të jetë pjesë e një prej kompanive më të mëdha në botë të organizimit të këtyre ndeshjeve të niveleve më të larta.

“Momentalisht kam arritur të jem pjesë e ‘shtëpisë’ së peshave të rënda më të mëdha në botë. Jam i renditur në njërën federatë në vendin e 9, në tjetrën në vendin e 11-të dhe tani po bashkëpunoj zyrtarisht me Queensberry Promotions”, shprehet Hysa.

Po çfarë është kjo shtëpi dhe ky ekip? Cilët sportistë të tjerë të botës së boksit janë aty?

“Emrat më të fortë në botë si Tyson Fury, ish-kampion i Botës, kampioni aktual i botës Daniel Dubois, Agit Kabayel, kampioni i botës në WBA, në WBC, të gjithë kampionët e botës tek ajo shtëpi janë mbledhur. Kemi vetëm Usyk-un përballë”, shton boksieri shkodran.

Nelson Hysa është një emër i njohur dhe i përfolur në Shqipëri edhe përtej sportit, për ngjarje dhe çështje jo të mira, por në këtë rrëfim, ai dëshiron të theksojë diçka.

“Në boksin profesionist kam një periudhë të shkurtër që kam hyrë, vetëm 3 vite, jam munduar të stërvitem fort dhe të merrem vetëm me stërvitje. Nuk jam marrë asnjëherë me asgjë tjetër për sa i përket fjalëve që qarkullojnë dhe punët e rrugës. Jam marrë me stërvitjen time dhe kam parë vetëm punën time dhe falë Zotit dhe shumë njerëzve që më kanë qëndruar pranë jemi sot këtu ku po diskutojmë se si jam pjesë me të gjitha peshat e rënda më të mëdha në botë”, thotë Hysa.

Me këtë marrëveshje të Hysës, në Shqipëri pritet të zhvillohet një ndeshje e nivelit botëror, si asnjëherë më parë.

“Mua ma do zemra me bërë një ndeshje në Shqipëri, ku do vijnë presidentët e federatave botërore WBA, WBO, duam t’i japim boksit një hov të ri për gjithë këta të rinj që ta shohin dhe ta dinë që vetëm me punë dhe stërvitje mundesh të arrish gjëra shumë të mëdha”, shton boksieri.

Previous Post

Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë

Next Post

Shoferi i makinës përplas dy monopatina në Tiranë, lëndohen tre të mitur

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

September 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al