Një makinë u përplas me turmë personash gjatë festës së tifozëve të Liverpool FC, ku kanë mbetur dhjetëra të plagosur, mes tyre edhe 4 fëmijë.
Raportohet se 27 persona u dërguan në spital, dy prej të cilëve me lëndime të rënda. Shoferi i makinës, një 53-vjeçar britanik i arrestuar nga policia.
“Incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm”, thonë autoritetet.
Mijëra njerëz ishin në rrugët e qytetit për fitoren e Liverpool FC në Premier League, ndërsa klubi i ka ofruar mbështetjen e tij të plotë shërbimit të emergjencës.