Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi ishullin e Kretës në Greqi, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe dëme të lehta materiale. Sipas mediave lokale, lëkundjet u pasuan nga një gjëmim i fortë, që shtoi panikun mes qytetarëve, shumë prej të cilëve dolën jashtë banesave për siguri. Dëshmitarët raportuan dridhje të forta në objekte dhe automjete, ndërsa në disa supermarkete produktet ranë nga raftet.

Pasgoditjet nuk kanë munguar, me nëntë lëkundje të tjera që varionin nga 2.5 deri në 3.5 ballë. Bashkitë e Heraklionit dhe Lasithit kanë urdhëruar inspektime në institucionet arsimore, ndërkohë që strukturat vendore mbeten në gjendje gatishmërie. Qytetarët janë këshilluar të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të shmangin zonat me rrezik potencial.