Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Nuk iu bind rregullave të AGAIT, Keisi përjashtohet nga FERMA VIP

Nuk iu bind rregullave të AGAIT, Keisi përjashtohet nga FERMA VIP

May 3, 2025
in Showbiz
Share on FacebookShare on Whatsapp

Keisi është përjashtuar nga FERMA VIP mbrëmjen e sotme pas vendimit të AGAIT. Fermerja nuk iu bind urdhrave të AGAIT për të qendruar te shtëpia e fakirit, duke u larguar prej aty dhe të festonte bashkë me të tjerët në 1 maj.

Duke qenë se kjo është shkelja e disatë që ndodh brenda FERMA VIP dhe fermerët i kanë marrë me shaka rregullat e këtij spektakli, AGAI ka vendosur që të marrë këtë vendim drastik si shembull që edhe fermerët e tjerë duhet të kenë parasysh se çfarë ndodh me këdo që thyen rregullat sot e në vazhdim.

Pjesë nga biseda:

Luana: Pse zgjedh të thyesh rregullat?

Keisi: Duke qenë se jam rritur në familje punëtorësh nuk mund të rrija pa festuar 1 Majin.

Nur: Ne i thamë që Luana ka thënë që mos thyeni rregullat. Por besoj se u mërzit ku pa që po festonin të tjerët, mendoj se e bëri atë veprim, nuk e di se çfarë mendoi më shumë. Unë Basta dhe Andrea u mbështetëm shumë, kujtuam se bëri shaka. Në momentin që doli, unë i thashë e hëngre se dole.

Big Basta: Edhe unë si Nur mendova se ishte shaka dhe nuk e mora seriozisht, por paska patur arsye. Kejsi është e rritur mjafueshëm për t’i marrë parasysh të gjitha.

Andrea: Kejsi thjeshtë ra pre e organizimit që kishte bërë AGAI për pjesën tjetër të fermerëve. Dua ta pranoj se humbëm garën, e mendova si shaka, por pastaj i rashë pishmanit që nuk e pengova. Siç e tha Big Basta ajo është e rritur.

Kastro: Nuk e di Luana që ëmbëlsia e zërit tënd bënë që disa gjëra ata mos i marrin seriozisht. Në momentin që ajo doli, Kejsi i rrezikoi të gjithë. Nuk më pëlqen egozimi i saj, nuk më pëlqen as justifikimi. Jemi në mbrëmjen e 10-të që rregullat janë thyer vazhdimisht, e shoh mungesë bashkëpunimi. Ke firmosur një kontratë dhe ti e dije ku ishe. Ata janë brenda një gare shumë të fortë dhe dikush duhet të fitojë 100 mijë euro.

Zhaku: Më vjen shumë keq që e shoh Kejsin të thyej një rregull vetëm për hir të asaj dëshire. Ajo thyen rregullat vetëm për të parë Limin se çfarë bën me Albën. Ajo është gati të shkatërrojë jetën e saj vetëm për të parë Limin se çfarë bën me Albën. Unë thashë shyqyr po del Kejsi nga lëvozhga dhe po krijon një personalitet të vetin.

Keisi: Unë personalitetin e kam patur gjithmonë. Përgjigja që i dhashë Luanës ishte me shaka. Unë isha pa qef dhe nuk mund të qendroja te fakiri. Unë që në mëngjes që u zgjova pyeta Nurin nëse do mërzitej po ta lija vetëm. Kur e ndava mendjen, thashë OK do e bëj. Sa i përket Limit dhe Albës mendoj se e ke gabim, po ti vazhdo komento se këtë punë ke.

Zhaku: Po cila është arsyeja, e trajtove veten si princesha mbi bizele.

Keisi: E kam patur që e vogël që qumshtin dhe fasulet nuk i haja dot.

Zhaku: Po pse u fute në Ferma VIP, çfarë do të arrish?

Keisi: Nuk u futa për të ngrënë qumësht dhe fasule. Kam pak kohë që kam nisur karrierën, mu duke e arsyeshme të tregoj veten time. Kam kohë që kam dalë nga zhgualli, por ky është mendimi jot.

Zhaku: Më vjen keq që je futur në një debat me AGAIN, kur ai është ligji.

Keisi: Më vjen keq që diskutohet kaq shumë, thjeshtë mund të më thoshin dënimin.

Zhaku: Kush e ka lënë tjetër shtëpinë e fakirit.

Keisi: Askush nuk e ka lënë.

Luana: Keni 31 ditë pjesë e këtij formati, ky është format ndërkombëtar, ka rregulla. Kjo nuk është lojë, është një reality show që punohet vërtetë, edhe dënimi përshkallëzohet. Nëse ju flini mendjen që këtu vetëm tolerohet, kjo nuk vazhdon. Lojën e keni me njëri-tjetrin, megjithatë më vjen keq që nuk më ke dëgjuar, sepse e kam thënë që dënimi nuk do të jetë më tolerues. Në këto momente kam zarfin. AGAI duke marrë parasysh thyerjet e herëpashershme të rregullores, ka marrë disa herë vendime që kanë qenë tolerante që ju të ambientoheni me rregullat. Duke marrë parasysh thyrjen e rregullave, AGAI ka vendosur përjashtimin e menjëhershëm nga FERMA VIP.

Previous Post

Diddy refuzon marrëveshjen me prokurorët – përballet me burgim të përjetshëm

Next Post

Trump është Papa i ri? Presidenti i SHBA-së ndan imazhin e tij të gjeneruar nga inteligjenca artificiale si Papë, përballet me kritika

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

September 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al