Ndërsa këtë të shtunë u zhvillua në Tiranë ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri, Joanit, Papa Françesku i ka dërguar një letër urimi.
Mesazhi i plotë:
Selia e Shenjtë dërgoi një delegacion në kurorëzimin e Fortlumturisë së Tij Joan si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, që u zhvillua të shtunën në Tiranë.
Kryepeshkopi Flavio Pace, Sekretar i Dikasterit për Nxitjen e Unitetit të Krishterë kryesonte delegacionin, i shoqëruar nga Ms. Andrea Palmieri, Nënsekretar i të njëjtit Dikaster, dhe Ms. Ionuţ Paul Strejac, i Ngarkuar me Punë ad interim i Nunciaturës Apostolike në Tiranë.

Papa Françesku i dërgoi një letër Kryepeshkopit Joan për të shprehur “përshëndetjet e tij vëllazërore në dashurinë e Krishtit”.
“Duke shprehur afërsinë time shpirtërore,” shkroi Papa, “ju siguroj për lutjet e mia që Perëndia Atë, burimi i çdo të mire, do t’ju japë dhuratat e bollshme të Frymës së Shenjtë, ndërsa ju drejtoni kopenë që ju është besuar në kujdesin tuaj.”
Ai kujtoi paraardhësin e Kryepeshkopit Joan, Fortlumturinë e Tij Anastas, zelli apostolik i të cilit “lanë një trashëgimi të thellë dhe të qëndrueshme në Shqipëri”.
“Anastas u dallua me përkushtimin e tij për bashkëjetesën paqësore të burrave dhe grave që u përkasin kishave dhe traditave të ndryshme fetare,” tha Papa, “dhe ai kontribuoi ndjeshëm në përmirësimin e marrëdhënieve midis kishave tona”.