Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Shqipëria në vendin e 64 për inteligjencë në botë, e fundit në rajon

Shqipëria në vendin e 64 për inteligjencë në botë, e fundit në rajon

March 27, 2025
in Risi & Kuriozitete
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një raport i Regjistrit Ndërkombëtar të Inteligjencës për vitin 2025 e pozicionon Shqipërinë në vendin e 64-të nga 126 shtete të analizuara.

Sipas raportit, Shqipëria ka një nivel mesatar inteligjence prej 97.19 pikësh, duke shënuar një rritje të lehtë prej 0.15 pikësh nga viti i kaluar, kur mesatarja ishte 97.04.

Sipas raportit, shqiptarët janë të zgjuar, por jo më shumë se fqinjët e tyre.

Shqipëria, më e ulëta në rajon për nivelin e inteligjencës

Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e fundit për nivelin mesatar të inteligjencës. Serbia kryeson në Ballkan me një mesatare prej 100.86 pikësh, e ndjekur nga Greqia me 100.07, Mali i Zi me 98.65 dhe Maqedonia e Veriut me 97.59.

Në shkallë globale, raporti vë në dukje se koeficienti mesatar i inteligjencës është më i lartë në Azinë Lindore, ndërsa Europa dhe Azia Perëndimore qëndrojnë afër mesatares globale. Në të kundërt, rajonet e Afrikës Qendrore dhe Jugore, si dhe Amerika Latine, kanë norma më të ulëta të IQ-së mesatare.

Vendi me inteligjencën mesatare më të lartë në botë sipas këtij raporti është Kina, e ndjekur nga Koreja e Jugut dhe Japonia.

Çfarë Ndikon në Nivelin Mesatar të Inteligjencës?

Sipas raportit, disa faktorë ndikojnë në IQ-në mesatare të një vendi, përfshirë:

  • Shëndetin publik, ku sëmundjet infektive mund të kenë ndikim negativ.
  • Zakonet dietike, me vendet që kanë ushqyerje të shëndetshme dhe më pak varfëri ushqimore që priren të kenë IQ më të lartë.
  • Aktivitetet intelektuale, të cilat ndihmojnë në zhvillimin kognitiv.
  • Gjenetikën, e cila luan gjithashtu një rol të rëndësishëm.

Raporti nënvizon se vendet me sisteme të zhvilluara të kujdesit shëndetësor, që promovojnë një stil jetese të shëndetshëm dhe inkurajojnë qytetarët të angazhohen në aktivitete stimuluese intelektuale, kanë prirje të kenë popullsi me inteligjencë mesatare më të lartë.

Previous Post

Zebervoki “shpërthen” ndaj Ledionit: “Nuk ha kocka të ngelura nga këto krijesa…”

Next Post

Dasma miliona dollarëshe e Jeff Bezos/ Biznesmeni amerikan “rezervon” Venecian

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al