Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Robotët që mund të mbeten shtatzënë dhe rrisin bebe janë debati i fundit mbi Inteligjencën Artificiale

Robotët që mund të mbeten shtatzënë dhe rrisin bebe janë debati i fundit mbi Inteligjencën Artificiale

February 5, 2025
in Teknologji
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një robot i ri humanoid i krijuar nga IA ka ngjallur debate mbi të ardhmen e shtatzënive. Ideja e robotëve që mbajnë bebe dhe rrisin bebe në bark, tingëllon futuriste, por po nxit debat serioz për shkencën, etikën dhe të ardhmen e prindërimit.

Bota e robotikës po përparon me shpejtësi dhe robotët humanoide po bëhen pjesë e jetës sonë të përditshme. Në konferencën e fundit për Robot Learning (CORL), mjete të reja u zbuluan dhe i bëjnë robotët më të zgjuar dhe më të aftë. Po deri në punët e shtëpisë dhe ato jashtë shtëpisë, të oborrit për shembull, pak njerëz e kundërshtojnë.

Ideja që ka ngjallur debat dhe dilema është: Robotë që mund të mbajnë një shtatzëni.
Ky koncept mund të duket si trillim shkencor, por mund të bëhet realitet. Imagjinoni një robot të krijuar për të vepruar si një bark artificial, duke e përmbushur të gjithë ciklin, nga ngjizja deri në lindjen e një fëmije.

Për gratë që përballen me shtatzëni me rrezik të lartë, kjo mund t`i ndryshojë tërësisht jetën.

Mund të eliminojë komplikimet, të zvogëlojë tendosjen fizike dhe të sigurojë paqen e mendjes. Për të tjerat, kjo mund të ofrojë lirinë për të ekuilibruar karrierën, qëllimet personale dhe prindërimin pa kërkesat fizike që shtatzënia kërkon.

Sidoqoftë, kjo ide ngre gjithashtu pyetje të rëndësishme. Nëse një teknologji e tillë bëhet e disponueshme, a do të jetë e arritshme vetëm për ata që mund ta përballojnë atë ekonomikisht apo për të gjithë? A mund të thellojë pabarazitë midis atyre që kanë qasje në robotikë të përparuar dhe atyre që nuk e kanë?

Dhe përtej barrierave financiare, po në lidhje me aspektin emocional të shtatzënisë? Shumë njerëz e shohin shtatzëninë jo vetëm si një proces biologjik, por një udhëtim thellësisht personal dhe emocional që forcon lidhjen midis prindit dhe fëmijës. A mund ta zëvendësojë një robot?

Ekziston edhe shqetësimi më i gjerë se si kjo mund të riformulojë konceptin e prindërimit. A do të merrnin robotët role më intime në jetën familjare, përtej ndihmës vetëm për lindjen e fëmijëve? A mund të çojë kjo në një botë ku lidhja njerëzore zëvendësohet nga teknologjia, edhe në aspektet më personale të jetës?

Ndërsa ideja e robotëve që mbajnë shtatzëni është emocionuese për disa, është gjithashtu thellësisht shqetësuese për të tjerët./Bright Side

Previous Post

VIDEO/ “Kopil shkjau”, Jozi përjashtohet menjëherë nga Big Brother pas debatit me Gjestin

Next Post

Zbulohet në Shqipëri liqeni termal nëntokësor më i madh në botë

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al