Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka dhënë opinionin e saj mbi çiftet në edicionin e katërt të BBVA. Në një përgjigje për ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka shprehur mbështetjen për Laertin, ndërsa ka ironizuar Rozana Radin.
“Jam me Laertin deri tani,” shkruan Egla, duke e shoqëruar me një emoji të buzëqeshur. Por, ajo nuk i ka kursyer thumbat për Rozanën, duke lënë të kuptohet se publiku e ka të qartë se kush është ajo:
“Për Rozanën nuk ka nevojë ta komentoj, se publiku shikon qartë çfarë ‘gjelle’ je. Mendoj që kur të vijë koha, Rozana del nga shtëpia para Gertës.”
Egla duket që ka hatërmbetje ndaj Rozanës pas komenteve që kjo e fundit ka bër për të në “Albanian YouTubers Live” vitin që Egla ishte konkurente në BBVA3