Jo vetëm Donald Trump, por edhe zonja e parë ka mësuar shumë nga mandati i parë, dhe ajo pritet që të rikthehet më e fortë. Ajo pritet të ketë rol të rëndësishëm krah presidentit Donald Trump, ndërsa është informuar edhe për situatën e politikës së jashtme.
Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara po përgatitet të marrë një rol më të spikatur në Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump është kthyer fuqishëm në drejtimin e vendit, ndërsa Melania Trump thotë se ka mësuar shumë nga mandati i parë.
Melania i kaloi dy muajt midis ditës së zgjedhjeve dhe ditës së inaugurimit duke u angazhuar në përgatitje intensive për një kthim në Shtëpinë e Bardhë, thanë burimet për CNN, duke studiuar marrëdhëniet e jashtme, duke u përgatitur vetë dhe duke marrë pjesë në darkat e Donald Trump me personazhet VIP.
Këtë javë, ajo u rikthye në skenën botërore, duke thënë pak, dhe me një luk të veçantë në betimin e Donald Trump.
Autobiografia e saj, e botuar në tetor, mbetet një bestseller në Amazon dhe ishte po ashtu bestseller nr. 1 i Neë York Times kur u publikua.
Menjëherë pas zgjedhjeve, Amazon nënshkroi një marrëveshje licencimi shumëmilionëshe me Trump për të filmuar një dokumentar që do të publikohet së shpejti.
Trump ka marrë pjesë gjithashtu në intervista të shumta muajt e fundit. Zonja e parë, e cila ka munguar kryesisht në fushatën e vitit 2024, pritet të ndajë kohën e saj gjatë katër viteve të ardhshme midis Uashingtonit, Palm Beach dhe Nju Jorkut dhe do të jetë e pranishme në Shtëpinë e Bardhë për ngjarje të mëdha.
Ajo do të ketë platformën dhe prioritetet e saj, duke thënë për Fox Neës se ka në plan të rifillojë iniciativën e saj “Bëhu më i miri” . Ajo gjithashtu mbetet një zë i vazhdueshëm pse jo edhe kritik në veshin e të shoqit.