Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Urina na ndihmon që të kuptojmë sesa vjeç jemi në të vërtetë

Urina na ndihmon që të kuptojmë sesa vjeç jemi në të vërtetë

January 19, 2025
in Lifestyle
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për doktorët, të shikosh datën e lindjes së një personi nuk do të thotë ndonjë gjë.

Padyshim, një person mund të jetë 75 vjeç në letra, por gjenet, jetesa dhe rrethi të gjitha kanë rol në shëndet. Kështu që është e rëndësishme të kuptoni mirë se sa vjeç janë trupat tanë në të vërtetë – mosha biologjike më tepër se mosha kronologjike.

Një studim i ri i publikuar në Frontiers in Aging Neurosience, ka gjetur se një test i thjeshtë i urinës mund të jap informacione të vlefshme për moshën tonë biologjike.

Mosha është vetëm numër

Në këtë studim, hulumtuesit kinezë morën mostra të urinës nga 1,228 njerëz të shëndetshëm të moshës 2 deri 90 vjeç, të cilët ishin në kontroll të rregullt shëndetësor.

Pjesëmarrësit ishin ndarë në grupe të barabarta në mes meshkujve dhe femrave.

Studiuesit ishin fokusuar në dy molekula -8-okso-7dihidro-2-deoksiguanozën (8-oksodGuo) dhe 8-okso-7, 8-dihidroguanozinë (8-oksoGuo) dhe koncentrimi i tyre në urinën e secilit person. Molekula e fundit mund të shkaktojë formimin e proteinave jonormale, të cilat mund të shpien në sëmundje.

Shkencëtarët kanë gjetur se dy molekulat rriten me moshë , veçanërisht 8-oksoGuo, duke u bazuar në studim. Masa e 8-oksoGuos tek meshkujt dhe femrat e moshë 20 vjeçare dhe më të vjetra gradualisht ishte rritur tek njerëzit më të vjetër. Megjithatë, studiuesit kanë gjetur se gratë më të vjetra se 61 vjeç kanë pasur nivele më të larta të dy molekulave se sa burrat e moshës së njëjtë.  Kjo mund të jetë për shkak të zvogëlimit të prodhimit të estrogjenit dhe rritjes së retinolit pas menopauzës( gatë premenopauzës rregullisht humbasin hekurin gjatë menstruacioneve).

Ky hulumtim bazohet në një studim në të cilin shkencëtarët analizuan ndërtimin e molekulave në indet dhe urinën e minjve, thotë Jai-Ping Cai. Duke i adaptuar metodat e tyre për të studiuar njerëzit, ai thotë se 8-okso-Guo përfaqëson një mënyrë potencialisht të re, jo invazive dhe të thjeshtë për të vlerësuar moshën tuaj biologjike. Gjetjet e studimit paraprak të minjve në thelb përputhen me gjetjet e tyre, pa asnjë surprizë nga Cai dhe ekipi i tij.

Shkencëtarët, thotë ai, mund ta përdorin këtë si një trampolinë për të kryer analiza të mëtejshme të oksidimit në urinë dhe potencialisht të ndihmojnë në parashikimin e rrezikut të sëmundjeve të lidhura me moshën, si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. 

Previous Post

Rikthehet kutia e ‘Pandorës’/ Egli e hap dhe çon në nominim kokë më kokë veten e saj dhe Xumin

Next Post

Risi në platformën e-Albania/ Diella”, asistentja virtuale zadrimore

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al