Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar Sabah Bizi

Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar Sabah Bizi

January 16, 2025
in Sport
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar Sabah Bizi. Ai ka mbyllur sytë në qytetin e Shkodrës.

Sabah Bizi, nderi i kombit ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare.

Kush është Sabah Bizi

Ai ka lindur në Shkodër më 26 janar 1948. Duke patur shtëpinë pranë stadiumit aty, u dashurua shumë shpejt me futbollin.

Vitet kalonin dhe së bashku me të dhe dëshira e tij për t’u marrë me këtë sport magjik që pastaj u kthye në pasionin e jetës së tij.

Shumë shpejt do te bëhej pjesë e ekipeve zinxhir të Vllaznisë me trajnerin e mirënjohur Xhelal Juka.

Ka luajtur shumë pak me këtë skuadër sepse u inkuadrua me ekipin e parë të Vllaznisë.

Që në vitin 1965 u aktivizua në të gjitha ndeshjet e Kupës së Republikës, madje në fund të këtij aktiviteti Vllaznia u shpall fituese e saj dhe Sabah Bizi la gjurmë në këtë sukses të ekipit shkodran.

Që nga ai moment nuk ka munguar më në asnjë moment në fushat e blerta deri në moshën 34-vjeçare kur edhe ka lënë futbollin, pikërisht ne vitin 1982.

Për tre vjet me radhë nga viti 1965 deri në 1968, ka qenë pjestar i padiskutueshëm i formacionit të parë të “Vllaznisë”, ku për tre vjet ka qenë edhe fituesi i anketës së “5 sportistëve më të mirë të vitit”.

Pa diskutim që në atë periudhë dy nga ekipet që po lulëzonin së bashku me Vllazninë e Tiranën ishin dhe Partizani dhe Dinamo.

Ato merrnin çdo lojtar që për ta ishte i domosdoshëm dhe padiskutim që Sabahi ishte një nga fokuset e tyre në ato vitet.

Viti 1968 ishte viti kur ekipi i Partizanit dhe futbolli ynë në tërësinë e tij po përballej me një nga kollosët e futbollit europian e atij botëror, futbollin italian dhe me një prej ekipeve më elitare siç ishte Torino.

Ekipi i Partizanit në prag të kësaj ndeshje merr dhe përforcimet e radhës.

Një prej tyre do te ishte edhe Sabah Bizi si dhe Ramazan Rragami nga Shkodra dhe Teodor Vaso nga Skënderbeu.

Këto sapo kishin kryer shërbimin ushtarak në këtë klub.

Që nga ky moment Bizi mbeti tek ekipi i Partizanit për afro tre sezone.

Që në vitet 1968- 1971 mbeti pjesë e kësaj skuadre duke kryer njëkohësisht dhe shërbimin ushtarak duke fituar me të dy tituj kampion dhe një Kupë të Republikës.

U rikthye te Vllaznia në vitin 1971 dhe do të luante me të deri në vitin 1982 kur do të mbyllte edhe karrieren sportive.

Gjatë këtyre viteve do të shpallej edhe tre here te tjera kampion pikërisht në sezonet 1971-72, 1973-74 dhe 1977-78.

Njëkohësisht do të fitonte edhe tre Kupa të tjera të Republikës, pikërisht në sezonet 1971-72, 1978-79 dhe 1980-1981.

Gjatë karrierës së tij, Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Bekembauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç.

Por Bizi ndeshjen më të mirë me kombëtaren, konsideron atë me ekipin e Polonisë. Një takim i mbyllur në barazim 1-1. Ai nuk harron që asaj kohe në gjithë kolonat që gazeta “Sporti Shqiptar” kishte shkruar për këtë ndeshje, emri i tij ishte në të gjithë kolonat.

Për të ka qenë një ndeshje e madhe. Ka luajtur me shpirt nëpër dhëmbë. Ai nuk e harron se ishte afruar pranë të madhit, trajnerit tonë Loro Boriçi dhe kërkonte me dy duar të vëna mbi ije që të ndërrohej.

Por Boriçi i kërkonte të vazhdonte, i jepte kurajo, e duke i thënë se kishte ende forcë për të dhënë në fushë.

Dhe në minutat e fundit ka arritur të shmangë dy lojtarë, të marrë krahun deri në fundore dhe duke pritur të vinte ndonjë fanellë e kuqe e ka krosuar topin dhe Dini gjuajti me kokë dhe topi ra në shtyllë, aty erdhi dhe Çeço që shënoi golin e barazimit.

Ky ka qenë një takim i paharruar për Sabah Bizin. Pas lënies së futbollit, Sabah Bizi do të vazhdonte të ishte sërish pranë këtij sporti teksa ka drejtuar fillimisht ekipin e Veleçikut të Koplikut.

Më pas ka qenë për pak kohë trajner i Vllaznisë, ku ka mbajtur më vonë edhe detyrën ë sekretarit të klubit, ndërsa ka arritur të punojë edhe shumë vite si trajner i moshave.

Previous Post

Romancë në Big Brother VIP? Egli dhe Gjesti e nisin ditën me puthje dhe përqafime në shtrat

Next Post

4 gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë para gjumit…

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al