Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Viti i Ri troket në disa vende të botës, pamje spektakolare fishekzjarresh (VIDEO)

Viti i Ri troket në disa vende të botës, pamje spektakolare fishekzjarresh (VIDEO)

December 31, 2024
in Lajme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Viti i Ri 2025 ka trokitur në disa vende të Azisë me shfaqje fishekzjarres në Hong Kong, Singapor, Malajzi dhe Filipine, ndërsa miliona njerëz u mblodhën nga Pekini në Kuala Lumpur për të festuar fundin e 2024 dhe fillimin e 2025.

Përpara vitit të ri në Kinë, presidenti Xi Jinping i tha kombit se ekonomia është në një “trajektore rritëse” dhe lëshoi ​​një paralajmërim për ato që Pekini i sheh si forcat pro-demokracisë në Tajvanin e vetëqeverisur pas vitesh tensionesh në rritje.

Zelanda e Re dhe Australia mirëpritën më herët 2025. Auckland ishte qyteti i parë që festoi ardhjen e Vitit të Ri me shfaqjen spektakolare të fishekzjarrëve nga Kulla ikonë Sky, një moment që mbledh mijëra qytetarë dhe vizitorë në zemër të qytetit.

Shfaqja e fishekzjarreve filloi me një numërim mbrapsht 10 sekondash të projektuar në bazën e Kullës Sky Tower 328 metra të gjatë të kryeqytetit Auckland, e ndjekur nga fishekzjarre që ndriçuan qiellin e natës dhe të shoqëruar nga një shfaqje me drita lazer.

Spektakli i fishekzjarreve zgjati pesë minuta, me më shumë se 500 kilogramë lëndë piroteknike të lëshuara nga vende të ndryshme të qitjes me urën e portit të Auckland gjithashtu të ndriçuar.

Pas ishullit Kiribati dhe Zelandës së re, ishte Australia që priti vitin e ri 2025. Në shfaqjen e zakonshme në Sidnei u bë spektakli i fishekzjarreve, për të cilin u përdorën 9 ton lënë piroteknike. Ato u lëshuan nga Shtëpia e Operas dhe Ura e Portit të famshëm ku çdo vit zhvillohet ceremonia ikonë e natës së ndërrimit të viteve teksa Sidnei cilësohet edhe si kryeqyteti botëror i ndërrimit të viteve.

Previous Post

Rita Ora do drejtojë festën spektakolare të Vitit të Ri në Nju Jork

Next Post

Viti 2025 nis ndryshe! Bebet e para janë binjakë

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Leoni XIV, Robert Francis Prevost është Papa i ri.

Leoni XIV, Robert Francis Prevost është Papa i ri.

May 8, 2025
Tym i bardhë në Vatikan! Zgjidhet pasardhësi i Papa Françeskut

Tym i bardhë në Vatikan! Zgjidhet pasardhësi i Papa Françeskut

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al