Pasagjerët e Air Canada përjetuan momente tmerri kur zbarkuan në aeroportin Halifax në orët e para të së dielës.
Siç shihet në videot e postuara nga pasagjerët në rrjetet sociale, njëri nga krahët mori flakë për shkak të fërkimit të tij me pistën pasi kishte një mosfunksionim në sistemin e avionit.
“Aeroplani u përkul rreth 20 gradë në të majtë dhe pasi ndodhi kjo, ne dëgjuam një zhurmë të madhe ndërsa krahu filloi të fërkohej me pistën”, i tha CBC Neës pasagjerja e fluturimit 2259, Nicky Valentine.
“Aeroplani po dridhej shumë dhe ne pamë zjarr në anën e majtë dhe tym në dritare”, shtoi ajo.
Pasagjerët e avionit janë evakuuar në gjendje të mirë dhe nuk ka informacione për persona të lënduar.
Incidenti vjen vetëm disa orë pasi një Boeing 737 mori flakë në ulje në aeroportin Muan të Koresë së Jugut, duke shkaktuar vdekjen e 179 personave. Vetëm dy pasagjerë i mbijetuan aksidentit.
Videot që pretendohet se janë të incidentit, treguan krahët e avionit duke gërvishtur pistën dhe duke marrë flakë.
Aeroplani Jeju Air mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë stjuardesa, thanë raportet, duke cituar agjencinë e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap.