Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Short “ferri” për Shqipërinë, në grup me Anglinë dhe Serbinë

Short “ferri” për Shqipërinë, në grup me Anglinë dhe Serbinë

December 13, 2024
in Sport
Share on FacebookShare on Whatsapp

U hodh sot në Zurich shorti i grupeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada pas një viti e gjysmë. Në Zvicër, kuqezinjtë tanë mësuan kombëtaret rivale që do të duhet t’i mundin për të siguruar kualifikimin e parë historik në Kupën e Botës së ardhshme.

Shqipëria ra në grupin K përkrah rivalësh të tillë si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andora. Nga ana tjetër, Kosova “peshkoi” gjatë shortit të sotëm kundërshtarë si Zvicër, Suedi dhe Slloveni në grupin B.

Shorti – Para tërheqjes së goglave, të cilat zbuluan edhe grupet përkatëse, kombëtaret u ndanë në disa vazo, si më poshtë:

Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka dhe Austria. Vazo 2: Ukraina, Suedia, Turqia, Uellsi, Hungaria, Serbia, Polonia, Rumania, Greqia, Sllovakia, Çeki dhe Norvegjia.

Vazo 3: Skocia, Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Izraeli.

Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Kosova, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia dhe Lituania.

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino.

Në total, 16 kombëtare të UEFA-s (pra europiane) do të kualifikohen në Kupën e Botës 2026. Më saktësisht, 12 fituesit e grupeve do të kualifikohen direkt për në fazën finale të Botërorit të ardhshëm. 4 vendet e mbetura do të përcaktohen nga “play-off”-et që përfshijnë 12 vendet e dyta të grupeve dhe 4 kombëtaret më të mira të Ligës së Kombeve (një nga çdo divizion), që nuk janë kualifikuar si të dytat. 16 pjesëmarrësit në “play-off”-t do të ndahen në katër grupe me nga katër ekipe secili, me gjysmëfinalet dhe finalen që do të zhvillohen në mars 2026.

Tetë ekipet që do të kualifikohen në çerekfinalet e Ligës së Kombeve (që do të zhvillohen midis 20 dhe 23 mars 2025, do të futen në shortin e ‘fituesve të Ligës së Kombeve’ në dy grupe të ‘pezulluara’: një për fituesin dhe një për humbësin e çerekfinaleve. Fituesi i çerekfinales do të ndodhet në një grup me katër ekipe (sepse pastaj do të luajë edhe ‘Final Four’). Humbësi mund të ketë mundësinë të përfundojë në një grup me katër ose pesë skuadra, në varësi të shortit.

Previous Post

5 shenjat e Horoskopit që nuk i preferojnë Krishtlindjet

Next Post

13 arsye pse konsiderohet ditë tersi e premtja datë 13

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

September 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al