Më 6 Dhjetor, ora 19:00, skena e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë u mbush me emocione, art dhe dashuri gjatë mbrëmjes së veçantë poetike kushtuar poetes Valbona Lola.
Nën organizimin e Qendrës së Artit dhe Kulturës Korçë dhe Bashkisë Korçë, kjo ngjarje mblodhi artdashës të shumtë për të shijuar vargjet e ndjera të autores, interpretuar mjeshtërisht nga aktorët e njohur:
Luiza Xhuvani
Vasjan Lami
Zamira Kita
Violeta Trebicka
Belliu Blerta
Atmosfera u pasurua edhe më tej nga tingujt e magjishëm të violonçelit, luajtur nga Riçard Gedaj, dhe violinës, interpretuar nga Johan Hoxha. Mbrëmja u moderua me elegancë nga Katerina Çifligu.
Ky event ishte një dëshmi e fuqisë së artit për të bashkuar njerëzit dhe për të prekur zemrat e tyre. Korça edhe një herë tregoi se mbetet një qendër e rëndësishme e kulturës dhe artit në Shqipëri.