Aktori i njohur Dolph Lundgren ndau lajmin e mirë se më në fund ka arritur të fitojë betejën e tij me kancerin. 67-vjeçari prej 9-vitesh u sfidua nga sëmundja, nga e cila mjekët i kishin thënë se nuk i kishte mbetur edhe shumë vite jetë.
Me anë të një postimi në Instagramin e tij, aktori ka njoftuar se këtij udhëtimi të vështirë po i vjen fundi.
“Ja ku jam në UCLA, gati të shpëtoj nga ky tumor. Meqenëse nuk ka më qeliza kanceroze në trupin tim, mendoj se po shërohem, kështu që mezi po e pres këtë procedurë të fundit”-tha Lundgren.
Dolph shtoi se ishte një udhëtim i vështirë për të por i vlejti pasi i ka mësuar të vlerësojë jetën. “Ishte një udhëtim i vështirë dhe me të vërtetë më mësoi se si të jetoj dhe të shijoj çdo moment të jetës.
Më në fund pa kancer me mirënjohje dhe emocione për një të ardhme të ndritur. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj.”-ka shtuar aktori.