Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
NJË BANANE SHITET 6,24 MILIONË DOLLARË! Një fenomen kulturor që lidh botët e artit, memeve dhe teknologjisë

NJË BANANE SHITET 6,24 MILIONË DOLLARË! Një fenomen kulturor që lidh botët e artit, memeve dhe teknologjisë

November 21, 2024
in Risi & Kuriozitete
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një nga veprat më të diskutueshme të artit bashkëkohor, banania e ngjitur me shirit ngjitës në mur, titulluar “Comedian”, e artistit italian Maurizio Cattelan, është shitur për 6,24 milionë dollarë në një ankand në Nju-Jork

Kjo banane e ngjitur në murë me nje ngjitëse është konsideruar si një nga veprat më të diskutueshme të artit bashkëkohor.

E titulluar “Comedian”, e artistit italian Maurizio Cattelan, është shitur për 6,24 milionë dollarë në një ankand në Nju-Jork.

Kjo shumë tronditëse theu pritshmëritë e ankandit, që parashikonin një çmim maksimal prej 1,5 milionë dollarësh.

Fituesi i ankandit ishte Justin Sun, një koleksionist kinez dhe themelues i një platforme kriptomonedhash, i cili e quajti këtë vepër “një fenomen kulturor që lidh botët e artit, memeve dhe teknologjisë”.

Në një deklaratë për mediat, Sun theksoi se kjo banane përfaqëson një simbol të rëndësishëm të kohës sonë dhe planifikoi ta konsumojë atë, duke e përshkruar si pjesë të “përvojës unike artistike”.

Kjo nuk është hera e parë që veprat e Cattelan provokojnë reagime të zjarrta. “Comedian” debutoi në 2019 në Art Basel Miami Beach, ku u shit për 120 000 dollarë. Megjithatë, ekspozita u bë edhe më e famshme kur artisti performues David Datuna e hoqi bananen nga muri dhe e hëngri përpara turmave të habitura, duke e cilësuar aktin si një performancë artistike.

Një vepër konceptuale, “Comedian” përfshin një banane dhe një shirit ngjitës të zakonshëm, të cilat zëvendësohen me çdo instalim të ri, sipas udhëzimeve të artistit. Koleksionisti merr një certifikatë autenticiteti dhe udhëzime për instalimin e veprës.

Shitja e fundit shënon një kapitull të ri për këtë vepër, që shumë e shohin si një sfidë për perceptimet mbi vlerën dhe qëllimin e artit. Siç theksoi David Galperin, drejtues i artit bashkëkohor për Amerikën “Kjo është një vepër që sfidon kufijtë e artit dhe i jep publikut mundësinë të përcaktojë vlerën e saj të vërtetë”.

Previous Post

“Një fillim i ri”, çfarë duhet të dini për update-in e fundit të Instagram

Next Post

Cilat fruta mund të dëmtojnë mëlçinë?

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

September 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al