Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
VIDEO/ “Victory dance”, Trump kërcen pas përfundimit të fjalimit të tij

VIDEO/ “Victory dance”, Trump kërcen pas përfundimit të fjalimit të tij

November 6, 2024
in Lajme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Donald Trump është në prag të fitores së zgjedhjeve, duke siguruar fitore në disa shtete kyçe, përfshirë Pensilvaninë, duke zbehur shanset për një fitore të Nënpresidentes Kamala Harris.

Ai mbajti një fjalim para mbështetësve të tij në Florida dhe tha se ky moment “do ta ndihmojë vendin që të shërohet”.

Pasi përfundoi fjalimin e tij, Trump bëri një kërcim fitoreje me këngën YMCA të grupit Village People.

Trump pa siguruar 267 nga votat e nevojshme elektorale për të siguruar fitoren. Zoti Trump fitoi ose kryeson në disa nga shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve. Përveçse në Pensilvani ai fitoi edhe në Xhorxha dhe Karolinën e Veriut.

Zonjës Harris do t’i duhej të fitojë në të gjitha shtetet e mbetura përfshirë Miçiganin, Viskonsin, Nevadën dhe Arizonëm.

Përveç kësaj, republikanët morën kontrollin në Senatin prej 100 anëtarësh të martën vonë, por ende nuk dihet se cila parti do të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve.

Trump deklaroi fitoren herët të mërkurën dhe falënderoi mbështetësit e tij në një tubim në Florida.

Duke folur në Uest Palm Beach të Floridës, zoti Trump u premtoi amerikanëve se “çdo ditë do të luftoj për ju” dhe se do të sjellë “epokën e artë për Amerikën”.

“Kjo ishte një lëvizje si askush nuk është parë ndonjëherë më parë dhe, sinqerisht, kjo ishte, besoj, lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave”, tha zoti Trump.

Ai u zotua të “rregullojë situatën në kufi” dhe “të rregullojë gjithçka në vendin tonë”.

Një zyrtar i fushatës së zonjës Harris u tha mbështetësve të saj të mbledhur në Uashington se ajo nuk do të fliste para tyre brenda natës, por do të fliste më vonë të mërkurën.

Nëse zoti Trump shpallet fitues siç parashikohet, ai do të bëhej presidenti i dytë në historinë e Shteteve të Bashkuara që rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë jo të njëpasnjëshëm.

Previous Post

Reagon Ministria e Drejtësisë në Kosovë: Largoni të akuzuarin për dhunë, Atilla Kardesh nga Big Brother

Next Post

Trump Presidenti i 47-të i SHBA, kandidati republikan rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al