Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pasi ka dalë nga Gjykata e Posaçme.
Ajo tha se nuk ka feshur asgjë dhe i ka deklaruar të gjitha shpenzimet e saj, teksa u ndal edhe te debati i Metës me prokurorët.
“Ilir Meta për mua sikur i përkedheli ato, jo nsikur i kërcënoi. Keni një problem. Unë nuk jam besimplot në SPAK as te drejtësia e Vlahutin. Gjithë këta të BKH i ka trajnuar burri Romana Vlahutin. Shikoni, gjëmoni paranë. Unë gjurmova paranë dhe gjeta paratë e inceneratorëve që shkojnë të Rama dhe Veliaj.
Edhe këtë xhaketën “Michael Kors” e kam. Me lekët e mia e kam blerë. Mos e kam blerë me lekët e tua, me lekët e Edi Ramës? Unë i kam të deklaruara të gjitha. Dhe tjetra, nuk kam frikë unë për të deklaruar paratë e mia dhe të prindërve të mi të cilat i kam të fituara. Kam lindur në Tiranë, nuk kam ardhur këtu. Kam mbaruar universitetin, masterin, doktoraturën dhe i kam bërë me forcat e mia. Nëse ka një gjë, po të kisha para për të fshehur, nuk përdorja karta krediti që lënë gjurmë në bankë”, tha Kryemadhi. /vizionplus.tv