Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Vëllai i Tupac flet pas arrestimit të P. Diddy për lidhjen mes trafikantit se*sual dhe vrasjes së legjendës së muzikës ‘rap’

Vëllai i Tupac flet pas arrestimit të P. Diddy për lidhjen mes trafikantit se*sual dhe vrasjes së legjendës së muzikës ‘rap’

October 12, 2024
in Showbiz
Share on FacebookShare on Whatsapp

Natën e vrasjes, Tupac qëndronte ulur në makinën e tij BMW para selisë së kompanisë muzikore, kur një Cadillac i bardhë ndaloi para tij dhe sulmuesi hapi zjarr duke e qëlluar disa herë.

Tashmë vëllai i Tupac Shakur ka folur për hetimet e reja mbi vrasjen famëkeqe,  pas arrestimit të ish-rivalit të Tupac, P. Diddy për trafik seksual dhe abuzime të shumta.

Në një intervistë me gazetarin Piers Morgan, Mopreme Shakur tregoi për dyshimet mbi mohimet e Diddy për përfshirje në sulmin fatal ndaj Tupac.

Ai tha se në 2008, Diddy i kishte telefonuar për t’i thënë se nuk kishte lidhje me vrasjen: “Ai ishte në Los Angeles asokohe, i kishte thënë një DJ në radio të më kontaktonte. Kjo ndodhi disa vjet pas vrasjes së Tupac.”

Mopreme vazhdon më tej: “Ne të gjithë i kishim dëgjuar zhurmat për lidhjet, dhe unë pranova të flas me të. Në thelb më thoshte se nuk kishte të bënte me vrasjen dhe unë i thashë se ‘e vërteta herët e vonë do të dalë. Të shikojmë’”.

“Ja ku jemi tani, 27 – 28 vjet më vonë dhe ajo deklaratë duket e dyshimtë, kjo bashkë me dyshimet e tjera që kishin njerëzit. Është koha që kjo të hetohet”, thotë vëllai i Tupac.

Në lidhje me historitë e mëparshme për mohimet e Diddy për lidhje me vrasjen e Tupac, gazetari e pyeti të vëllanë: “Mendoni se ishte një deklaratë e sinqertë?’

Mopreme u përgjigj: “Unë nuk besoj se ishte një deklaratë 100% e sinqertë, nuk e di cila është e vërteta”.

“A mendoni se ai gënjente?’ insistoi gazetari Piers.

“Ka shumë mundësi që të jetë ashtu”, u përgjigj Mopreme.

Intervista vjen në një kohë kur Diddy arrestohet për trafik seksual dhe detyrim të vajzave, shumë prej të cilave minorene, të merrnin pjesë në orgji me persona të famshëm të industrisë së muzikës, si dhe per krime të shëmtuara seksuale në “festat” e tij me të ftuar të pasur e të famshëm.

Prokurorët thonë se gjyqi i tij mund të zgjasë disa javë ndërsa avokati i Diddy thonë se një javë do të mjaftojë.

Tashmë familjarët e Tupac Shakur kanë pajtuar një avokat për të hetuar nëse Diddy ishte i përfshirë në vrasjen e reperit në 1996.

Ata kanë pajtuar avokatin e famshëm të New York, Alex Spiro, i cili përfaqëson aktualisht kryebashkiakun Eric Adams për akuzat e rryshfetit, dhe më parë ka përfaqësuar aktorin famëkeq Alec Baldwin për vrasjen e skenaristes së filmit të tij gjatë xhirimeve, duke i dhënë atij pafajësinë.

Më parë Diddy dhe reperi Notorious B.I.G, ishin në të ashtuquajtura banda rivale me Tupac në Kaliforni.

Notorious B.I.G u vra me armë në 1997 ndërsa për vdekjen e Tupac është ndaluar gangsteri vendas Duane Keith Davis, i cili ende pritet të dalë në gjyq, por më parë ka përmendur P. Diddy si të përfshirë.

I pyetur për arrestimin e vonuar, vëllai i Tupac, Mopreme tha: “U shokova që kishte një arrestim pas 27 vjetësh. Nuk dija ç’të mendoja për këtë, kishte kaluar shumë kohë”

I pyetur për lidhjet e të arrestuarit me Diddy, ai tha: “I kisha dëgjuar këto gjëra. Ai tani është në qeli, por si në New York dhe në Las Vegas, kishte grupe njerëzish të përfshirë”.

“Nuk e di për përfshirjen e Diddy. Ai ka qenë më parë artist i talentuar, por kur vëllai im vdiq u duk sikur ai mori shumë pushtet, pushtet absolut. Pushteti absolut korrupton këdo”.

I nxitur edhe një herë nga gazetari të thoshte nëse mendonte se Diddy kishte të bënte me krimin, Mopreme tha me hezitim: Duhet të tregohem i kujdesshëm, kjo është një çështje delikate, shumë delikate”, sipas rrjetit britanik Daily Mail.

Previous Post

Horoskopi E Shtunë 12 Tetor 2024

Next Post

Tom Hardy i dërgon aksidentalisht mesazh personit të gabuar, publikohen kërkesat e çuditshme të aktorit

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

September 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al