Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Të shtunën mund të ketë disa keqkuptime me partnerin tuaj, ju këshillon të jeni të duruar dhe të mos nxitoni për t’i zgjidhur menjëherë problemet. Komunikimi do të jetë kyç për të mbajtur harmoninë. Në punë, gjërat po ecin me ngadalë, dhe ndoshta nuk po merrni rezultatet që prisnit menjëherë. Megjithatë, është e rëndësishme të mos humbisni motivimin dhe të jeni të qëndrueshëm
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Situata në dashuri duket shumë e qëndrueshme. Të shtunën është një ditë e mirë për të kaluar momente të veçanta me partnerin. Ndoshta mund të planifikoni diçka romantike për t’u afruar më shumë. Në fushën profesionale, jeni duke bërë përparime të mira. Gjërat janë në rrugën e duhur dhe përqendrimi juaj po shpërblehet.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të shtunën dashuria është në një fazë të shkëlqyer. Do të keni mundësi të bisedoni për të ardhmen me partnerin tuaj. Nëse jeni beqar, mund të takoni dikë që ju ngjall shumë interes. Kreativiteti juaj të shtunën do të shkëlqejë. Do të jeni në gjendje të zgjidhni sfida që të tjerët i shohin si të vështira. Kjo do të tërheqë vëmendjen e kolegëve dhe eprorëve
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Të shtunën tensionet e kaluara mund të dalin sërish në sipërfaqe. Ju sugjeron që të jeni të kujdesshëm dhe të përpiqeni të zgjidhni problemet me dialog të hapur dhe të sinqertë. Në punë do të hasni në disa sfida, por me vendosmëri dhe durim do t’i kaloni. Ky është një moment i mirë për të menduar për përmirësime afatgjata
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Të shtunën mosmarrëveshjet me partnerin mund të zbutepor është thelbësore të lini krenarinë mënjanë. Tregohuni të hapur për të dëgjuar më shumë sesa për të udhëhequr çdo bisedë. Në punë është një ditë e rëndësishme për të marrë vendime profesionale. Intuita juaj është e fortë, dhe është momenti ideal për të vepruar në projekte që i keni shtyrë prej kohësh.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Mos u kapni pas detajeve të vogla në marrëdhënie. Lëreni veten të ndjeni më shumë dhe të planifikoni momente të relaksuara me partnerin. Në punë, dita do t’ju ndihmojë të rregulloni çështje të pazgjidhura dhe të organizoni projektet tuaja. Suksesi është i mundshëm për sa kohë që mbani një qasje sistematike.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri mund të lindin disa dilema. Ndërsa reflektoni për zgjedhjet e mëparshme, mos kini frikë të bëni ndryshime nëse diçka nuk shkon. Komunikimi i hapur është çelësi. Në punë, dita është e mirë për të vlerësuar hapat që keni ndërmarrë deri tani dhe për të ndryshuar drejtim nëse është e nevojshme.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Një ditë e mbushur me pasion për Akrepin. Nëse jeni beqar, mund të jeni në rrugën e gjetjes së dikujt që do t’ju sjellë emocione të forta. Në punë mund të përballeni me sfida, por fuqia juaj e brendshme dhe vendosmëria do t’ju ndihmojnë t’i kapërceni
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ndiheni të lirë dhe të pavarur, por është mirë ta ndani këtë ndjenjë me partnerin tuaj për të shmangur keqkuptimet. Komunikimi do të ndihmojë në balancimin e marrëdhënies. Dita është e mbushur me energji pozitive për fillimin e projekteve të reja. Kjo është një kohë ideale për të vendosur bazat e një suksesi afatgjatë
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Ju mund të ndiheni të presionuar në marrëdhënie, por është koha të hapeni më shumë ndaj ndjenjave tuaja dhe të mos mbani gjithçka për vete. Në punë mund të ndiheni të mbingarkuar, por fundjava do t’ju japë mundësinë të rigjeneroni energjitë
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Mund të ketë disa kontradikta me partnerin, por me një qasje të qetë dhe të hapur mund të zgjidhni gjithçka. Mos u tregoni shumë kokëfortë dhe dëgjoni mendimet e të tjerëve. Është një ditë për të shfrytëzuar krijimtarinë tuaj. Do të keni shumë ide të reja që mund t’i implementoni në fushën profesionale
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Dita është shumë emocionale për ju. Ndajini ndjenjat tuaja me ata që i doni dhe mos kini frikë të tregoni ndjeshmërinë tuaj. Në punë, mund të ndiheni të mbingarkuar, por mos u shqetësoni. Kjo fazë kalimtare do të kalojë, dhe është e rëndësishme të ruani qetësinë