Teksa rrufit kafene e tij nje zjarr I çuditshem e perfshin dhe duket sikur nxehtesia perqendrohet perreth kokes. Mos valle eshte kafeja?! Mos valle kam tension?! Mos valle nuk kam fjet mjaftueshem?!..
Duke kerkuar pergjigje per gjendjen te cilen po e perjeton, shfaqen Aulona dhe Amanti dy kolege pune te cilet ulen ne tavoline te pa ftuar e fillojne te flasin per çudine e radhes.
Nje ngjarje e cila u ka bere pershtypje per te cilen duhet me patjeter te diskutohet zellshem.
Nje politikan I suksesshem perflitet si hajdut?!…
Diskutimi eshte pasionant, duhet treguar kujdes ne menyren si shprehem pasi mund te jene duke me provokuar mendon me vete dhe zhvendos vemendjen drejt telefonit.
Nderkohe duke ndjekur me indiference debatin mes miqve te tij fillon e kujton çastet kur Drita I pat komunikuar menyren se si njeriu duhet te rigjej vetveten e te ndihet I plotesuar shpirterisht.
Aulona ishte bllokuar ne ashensor ate mengjes por duket se diçka nuk shkon me ashensorin pasi ndodh perhere te prishet e bashke me te edhe humori I saj. Amanti ankohet per ujin qe ka tre dite qe u mungon ne banese.
Pastaj trafiku I tmershem, pastaj ndotja e ajrit, pastaj polici hajdut qe fshihet pas shtylles, pastaj drejtori partiak qe u kontrollon rrjetet sociale, e keshtu me radhe kaloi nje ore duke u ankuar e ankuar e ankuar.
Duke fole me vete thote:
Po si mund te filloj dita duke u ankuar?! A eshte normale qe frymezimi per te patur nje dite produktive te kthehet ne energji te erret pa filluar diten?!
A eshte normale qe çdo dite te filloj e te perendoj ne te njejten menyre?!
Ndihet I pasigurte ne vetvete dhe duket sikur te tjeret dine me shume se ai, madje pasigurine dhe stresin e tyre ja transmetojne nepermjet energjise mbytese.
Ankthi rikthehet perseri, djerse te ftohta e perfshine trupin gjuha thahet, bebet e syrit zmadhohen dhe frymarrja rendohet…
Vazhdon…